E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fasonistet: Nuk rinovohet leja e kamioneve

Shoqëritë eksportuese që punojnë me material të porositur nga jashtë ankohen se një ngërc tërësisht burokratik ka bllokuar eksportet e tyre duke rrezikuar të cojë shumë kompani në mbyllje të aktivitetit.

“Nuk kemi leje transporti për të futur kamionët në Itali. Problemi nuk është te pala shqiptare po te pala italiane”, thotë Gjergj Gjika, kryetar i Dhomës së Fasonistëve.

Industria e fasonit jep mbi 50 për qind të eksporteve, por dy vitet e fundit pesha e tyre ka filluar të tkurret ndjeshëm.

Shkak për këtë sipas fasonistëve është konkurrenca e fortë që vjen nga nga Kina dhe Tunizia, por edhe politikat tatimore duket kanë krijuar një ambient demotivues.

“Nuk është e drejtë të bëhet deklarimi për punonjësit e rinj dy ose tre ditë përpara se ata të nisin punën”, thotë Gjika.

Kostot e prodhimit për industrinë me material gjysmë të gatshëm kanë shënuar një rritje të fortë si pasojë e pagave referencë dhe një sërë masave të tjera fiskale, kryesisht në taksat e punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›