PD: Rama derdh lot krokodili per viktimat e 21 janarit
Partia Demokratike akuzoi dje serish kreun e opozites, Edi Rama se vazhdon te derdhe lot krokodili per viktimat e pucit qe ai vete beri per kolltukun e tij. Selia blu, reagoi dje se kreu i grushtit te shtetit qe rrethoi me bashibozuke e mercenare Keshillin e Ministrave, per te marre me dhune karrigen e kryeministrit, Edi Rama vazhdon te derdhe "lot krokodili" per viktimat e pucit qe beri per kolltukun e tij. "Sot, Edvin Rama qe me 20 janar do te lajmeronte shqiptaret per te vdekurit dhe viktimat e 21 janarit, ne rast se nuk do t'i dorezohej pushteti, duke faktuar veten si nip i denje i dajes se tij, anetarit te Byrose se atehershme politike, xhelatit te inteligjences teknike shqiptare Spiro Kolekes, kriminelit qe do te deklaronte me 11 dhjetor te vitit 1990, se pushtetin e morem me gjak dhe do ta mbajme me gjak dhe bir i denje i babait te vet Kristaq Rama, xhelatit te Havzi Nezes dhe disidenteve te tjere shqiptare, perpiqet te laje duart si Pilati me krimin e tij te shemtuar te perdorimit te njerezve si mish per top per karrigen e tij",-tha dje zedhenesja e Partise Demokratike, Albana Mustafaraj. Ne emer te kesaj force politike, ajo vijoi akuzat duke e krahasuar Ramen si pasardhes i Ben Alive, Gedafeve dhe Mubarakeve te Shqiperise. "Edvin Kristaq Rama qe akuzoi babain e tij, pasardhesi i Ben Alive, Gedafeve, Mubarakeve te Shqiperise qe permbysem 20 vite me pare, njeriu qe ka nxjerre te zhveshur ne plazhet publike, ka rrahur shtazerisht ne publik gruan tjeter te radhes, ka rrahur dhe nxjerre nga shtepia nene dhe gruan e radhes, ka guximin t'u drejtohet sot nenave e motrave shqiptare, ndersa mban ende te flakur ne fytyre shamine e loteve te zise qe nena e motra shqiptare ja perplasen si nje vrases i vertete i viktimave te grushtit te 21 janarit", vijoi kritikat ndaj kreut te opozites.