Milo Kushtet ndaj PS-se ose korrektim ose lista te perbashketa
Korrektimi i sistemit zgjedhor ose listat e perbashketa elektorale jane ndoshta te vetmet mundesi qe koalicioni i tanishem opozitar te paraqitet si i tille edhe ne zgjedhje. Kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo sqaron ne nje interviste per gazeten Shqip se reforma zgjedhore do te percaktoje taktikat elektorale e ne kete pike sipas tij angazhimi i selise roze perballe demokrateve eshte percaktues. Ajo qe mund te shihet eshte fakti se 2013-a eshte thelbesore per riorganizimin e skenes politike e ne kete kuader edhe zgjedhja e Presidentit te ri do te jape mesazhe shume te qarta.
Z. Milo se fundmi opozita ka zhvilluar nje takim ku kane dale disa opsione konkrete per kerkesat e saj per Kodin e ri Zgjedhor. Mund te sqaroni se cilat jane kerkesat tuaja ndaj PS-se dhe si jane pritur ato
Ne mbledhjen e dites se marte me kryetarin e PS-se ne kuadrin e opozites se bashkuar ne kemi paraqitur shume hapur dhe me transparence kerkesat tona jo vetem ne adrese te PS-se por edhe per ate sesi mund te kontribuojme per te bere nje Kod Zgjedhor qe garanton zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ajo cfare kemi kerkuar konsiston ne ate qe PS-ja duhet te kembengule jo thjesht te mbeshtese kerkesat tona sidomos korrektimin kombetar ne sistemin aktual zgjedhor por ta kushtezoje ecurine e reformes zgjedhore edhe me sanksionimin e ketij ndryshimi ne Kodin Zgjedhor. Pra behet fjale per gjetjen e nje formule te re qe llogarit dhenien e mandateve ne fund te procesit zgjedhor. Ne mendojme se kjo kerkese qe per hir te se vertetes eshte mbeshtetur nga PS-ja edhe publikisht duhet te paraqitet ne Komisionin Parlamentar te Reformes Zgjedhore me me shume force dhe te mos justifikohet duke thene qe nuk do PD-ja. Pra PS-ja nuk duhet qe ta vendose veten ne pozita inferioriteti perballe PD-se. Nese PD-ja refuzon te plotesoje nje kerkese te tille te opozites atehere edhe PS-ja meqe ka te drejten e vetos te refuzoje diskutimin e ceshtjeve te tjera te reformes zgjedhore. Po qe se do tregoje dobesi dhe do te terhiqet nga keto pozicione atehere ne kemi serish nje beteje te humbur.
Ne fakt z. Ngjela ne nje prononcim per gazeten Shqip ka nje mendim te ndryshem lidhur me prioritetet ne reformen zgjedhore...
Z. Ngjela per mendimin tim e ka shume gabim kur thote qe nuk ka rendesi sistemi jo ndryshimi por korrektimi i tij. Z. Ngjela niset nga pozat subjektiviste ne nisemi nga pozita partiake dhe parimore qe ka te beje me barazine e votes se qytetareve shqiptare qe eshte ne Kushtetute. Pyetja shtrohet pse vota e qytetareve shqiptare qe u jepet dy partive te medha shkon atje ku eshte nisur te shkoje pra per llogari te tyre dhe vota e qytetareve qe votojne partite tona nuk shkon per llogari te partive tona por per llogari te dy partive te medha A nuk jane qytetaret shqiptare njesoj te barabarte dhe vullneti i tyre politik duhet respektuar njesoj pavaresisht nese voton per nje parti te madhe apo te vogel Ky eshte nje shtremberim flagrant i parimit kushtetues per voten dhe ketu une nuk e kuptoj sesi mundet qe PD-ja ta mohoje ate se bashku me vete z. Berisha te cilin une e degjova mbreme ku ne menyre spektakolare i rreshqiti sic di ai te rreshqase per te mos dhene pergjigje kur Sonila Meco i beri nje pyetje te drejtperdrejte per korrektimin kombetar dhe ai iu pergjigj sipas deshires se tij se ne nuk e ndryshojme sistemin se kjo kerkon ndryshimin e Kushtetutes dhe ne nuk e ndryshojme Kushtetuten nje here ne 3-4 vjet. Kush i kerkon z. Berisha ndryshimin e sistemit dhe te Kushtetutes Askush. Ajo qe kerkojme ne eshte thjesht nje amendim i Kodit Zgjedhor per te vene nje formule te re per llogaritjen e mandateve per deputetet ne perfundim te procesit zgjedhor.
Ka faktore te shumices te interesuar dhe qe jane te nje mendimi me ju
Po. Une kam qene ne kontakte me te gjithe kryetaret e partive te djathta te nivelit tone nga shumica. Edhe me z. Mediu kam folur. Po ashtu me z. Meta edhe me perfaqesues te Levizjes se Legalitetit dhe mund te them se te gjithe jane dakord qe te mbeshtesim korrektimin kombetar sepse eshte jetike per te gjitha keto parti por e keqja e tyre eshte se ata nuk kane guximin te ulen me z. Berisha dhe ti parashtrojne kerkesat sikunder bejme ne me z. Rama. Ne u bejme thirrje qe te sensibilizojne PD-ne te ulen te bisedojne dhe ti kerkojne me force asaj perndryshe ato do te asgjesohen ne betejen e ardhshme elektorale ose do te kthehen minimalisht ne parti qe do kerkojne nga nje lemoshe te vogel nga PD-ja.
Nese eventualisht sistemi nuk ndryshon cilat do te jene levizjet e formacionit tresh PDS-PSD-PSV91 per te perballuar firon e madhe qe krijon formula e tanishme ne perllogaritjen e mandateve
Levizja jone politike synon qe te maksimalizoje voten ne radhe te pare brenda opozites aktuale shqiptare. Dhe ketu ka dy opsione te parashikuara e para qe ne rastin kur do te kete korrektim kombetar ne sistemin e tanishem zgjedhor ne do te shkojme se bashku me PS-ne dhe duke vepruar si nje grup do te maksimalizojme voten tone si grupi i tri apo kater apo pese partive por duke qene brenda koalicionit me PS-ne. Kjo nuk i ben dem dhe nuk cenon as PS-ne dhe as opoziten ne teresi. Ne rastin kur nuk do te kete korrektim kombetar dhe ku ekzistenca jone si parti vihet ne rrezik atehere ky formacion politik i zgjeruar dhe me parti te tjera do te tentoje te krijoje nje pol te ri per te dale me vete ne betejen elektorale-politike te vitit 2013.
Pra qendrimi i grupimit te tanishem opozitar si koalicion elektoral varet nga reforma zgjedhore dhe korrektimi i sistemit
Jane ne varesi te sistemit zgjedhor pra korrektimit kombetar te tij por ka edhe mundesi te tjera te cilat nese PS-ja do te kete vullnet per ti realizuar ato mund te krijojne hapesira per nje bashkepunim real ku partite tona te perfaqesohen denjesisht me peshen elektorale qe kane.
Cilat jane keto mundesi
Ka formula nga me te ndryshmet por une do te propozoja ne kete rast krijimin e nje fronti unik te partive tona ku ne perputhje me peshen elektorale qe ka cdo parti te jepen garanci qe do te perkthehen ne lista te perbashketa zgjedhore me PS-ne.
Z. Milo se fundmi teme kryesore e debatit eshte bere ceshtja e zgjedhjes se Presidentit te ri. Madje po flitet per opsione juridike te shumta qe parashikojne edhe situata bllokuese ne Kuvend. Mendoni se opozita ka nje shans politik ne kete kuader
Une e di qe fakti qe ka nisur kaq shpejt zhurma rreth zgjedhjes se Presidentit te ardhshem te Republikes eshte nje menyre shqiptare e te berit politike. Si gjithnje per te terhequr vemendjen e opinionit publik nga mjaft ceshtje te rendesishme hidhet nje shashke dhe e gjithe vemendja te zhvendoset ne diskutime shterpe dhe te pafundme. Kushtetuta ndryshimi i se ciles ne vitin 2008 per mendimin tim ka qene nje fatkeqesi dhe ne kete drejtim pergjegjesia e PS-se eshte tanime e padyshimte nuk percakton shume qarte ceshtjen e kuorumit qe duhet te jete ne tri raundet e para te zgjedhjes se Presidentit. Por ajo e nenkupton ate kur kerkon qe pikerisht ne keto tri raunde duhet qe cdo kandidat te marre jo me pak se 3/5 e votave ne Kuvend. Fakti qe nenvizon se duhen 3/5 per cdo kandidat qe duhet te fitoje kuptohet vetiu se ne salle minimalisht duhet te jete nje numer prej 84 deputetesh. Kjo eshte nje logjike shume normale qe nuk ka pse te vihet ne dyshim. Por une mendoj se PD-ja nisur nga objektivat dhe interesat e saj deshiron qe ta kaperceje kete moment shume te rendesishem per Shqiperine ne variantin minimal duke e reduktuar ne nje zgjedhje te thjeshte te Presidentit te Republikes me votat e shumices. Nuk besoj se procesi do te jete kaq i thjeshte dhe kaq i lehte sa perpiqet ta paraqese PD-ja aktualisht. Zgjedhja e Presidentit pavaresisht sesi kane shkuar marredheniet mes institucioneve kryesore te shtetit gjate ketyre 4-5 vjeteve eshte nje ngjarje e rendesishme politike dhe si e tille ajo nuk mund te kaloje pa perpjekjet per gjetjen e nje konsensusi sa me te gjere - ne kuptimin e ndertimit te institucionit qe do te duhet te kryeje funksionin e tij madhor si shprehese e unitetit te popullit dhe garant i Kushtetutes. Prandaj ajo cka po ndodh tani dhe do te vazhdoje edhe per disa muaj eshte si puna e artilerise ne taktiken e vjeter ushtarake qe godiste territorin e kundershtarit per te pergatitur pastaj sulmin e forcave tokesore. Pra beteja e vertete nuk ka filluar akoma por do te vije me vone sa me shume qe ti afrohemi qershorit te ketij viti. Mendoj se do te kete perpjekje qe te shkohet drejt nje konsensusi per Presidentin. PD-se nuk i intereson nje krize e re politike ne pragun e 100-vjetorit te shtetit shqiptar ne pragun e marrjes se statusit te vendit kandidat ne muajin tetor dhe po keshtu nuk i intereson qe te perqendroje te gjitha pushtetet ne duart e veta sepse ne 2013-n do te kete nje reagim spontan te shqiptareve perkundrejt ketij perqendrimi absolut te pushteteve ne nje dore te vetme. Dhe me sa kuptova edhe nga intervista e fundit e z. Berisha ai pavaresisht se mban qendrime qe perjashtojne diskutimin me PS-ne te nje zgjidhjeje konsensuale dhe pavaresisht se hodhi poshte me elegance e diplomaci edhe rekomandimet e disa ambasadoreve te njohur gjykoj se ne koken e tij ruan sipas meje disa forma te kompromisit qe mund ti nxjerre ne momentin e duhur pasi te jene konsumuar goditjet e artilerise politike e pasi te jene konsumuar edhe 1 2 apo 3 emra qe qarkullojne.
Ka gjasa qe PD-ja te jape konsensusin per nje emer te propozuar nga opozita
Nuk besoj se z. Berisha do te jete i gatshem te pranoje nje emer apo me shume qe mund te vije si propozim/e te PS-se. Por ai do te perpiqet ne variantin me te fundit qe te ofroje vete nje kandidature qe mund te fitoje konsensusin e PS-se pa qene ne hierarkine politike te PD-se. Radikalizimi i procesit nuk do te ndihmonte ne krijimin e nje klime te favorshme politike aq shume te kerkuar per marrjen ne vjeshte te statusit te vendit kandidat.
Si e vleresoni proceduren e PS-se per zhvillimin e nje konkursi si ne rastin e Avokatit te Popullit
Sa i takon lajmeve kontradiktore qe vijne nga selia e PS-se rreth mundesise se organizimit te nje konkursi per zgjedhjen e nje kandidati per President te Republikes mua me duket se eshte nje novacion jashte logjikes normale kushtetuese e cila percakton qarte proceduren e zgjedhjes. Mendoj se Presidenti i Republikes si institucioni me i larte i shtetit nuk mund te zgjidhet me procedura OJQ-sh dhe as me procedura qe i takojne sherbimit civil per te zgjedhur nje nepunes te thjeshte te shtetit. Presidenti i Republikes si kryetar i shtetit ne radhe te pare eshte zgjedhje qe rrjedh nga vullnetet politike nga kompromiset e aktoreve kryesore politike qe respektojne Kushtetuten dhe qe kane minimumin e kultures politike dhe te dialogut.