E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Jo importimit te 21 janarit ne Kosove

Kryeministri

Nje dite pas deklaratave kunder Vetevendosjes Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tregohet me eksplicit kur e krahason ate qe pritet te ndodhe sipas tij me ngjarjet e 21 janarit ne Shqiperi. Ne nje interviste me tone me te ashpersuara per radion Europa e Lire zoti Thaci u shpreh Nuk do te lejojme ne asnje rrethane qe janari i Tiranes se vitit 2011 te perseritet ne Prishtine ne janarin e vitit 2012 dhe te rrezikohet e gjithe perspektiva europiane e Republikes se Kosoves. Prandaj ju e shihni edhe shembullin e Shqiperise se cfare i ndodhi kur nga disa veprime jo ne perputhshmeri me kushtet e rrethanat dhe perspektiven europiane i kushtuan me shtyrjen e procesit te kandidatures per ne Bashkimin Europian eshte shprehur Thaci.

Une falenderoj edhe autoritetet ne Tirane qe jane distancuar edhe pozita e opozita prej ketyre elementeve e ne te njejten kohe edhe i gjithe spektri politik kosovar shoqeria civile mediat veteranet e luftes gjithe njerezit gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves ka deklaruar Kryeministri kosovar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›