Rama-Berishes: Pse s'iki nga bashkia

Partia Socialiste celi dje zyrtarisht fushaten politike, ku bashke me te filluan dhe akuzat ndaj kryeministri Sali Berisha nga lideri i opozites, Edi Rama. "I gjori kryeplak i politikes se vjeter me kerkon mua qe te iki nga detyra e kryetarit te bashkise, pa i pyetur ata qe dy vjet me pare me zgjodhen per te treten here me radhe dhe qe para dy vjetesh i dhane shuplaken e trete radhazi Sali Berishes, per akuzat, shpifjet dhe fyerjet e tij, te cilat prej 8 vjetesh ndotin mjedisin tone qytetar politik", deklaroi kryetari i selise roze. Per te paren here, Rama i eshte pergjigjur keshtu fteses se bere nga kryetari i selise blu, per daljen ne listat e kandidateve per deputete dhe lenien e kreut te bashkise se Tiranes. Mbi kete ceshtje, kryesocialisti theksoi se Sali Berisha i ka drejtuar te gjithe topat e baltes, drejt bashkise se Tiranes dhe Partise Socialiste ne nje fushate te deshperuar, per t'i shpetuar humbjes se pashmangshme me 28 qershor. Por, ai tha se ka nje kuptim komplet tjeter per politiken dhe per kontraten me qytetaret nga ai qe ka, kryeministri ne ikje i Shqiperise. "Per Sali Berishen qellimi i vetem eshte pushteti i tij, politika eshte nje tregti genjeshtrash dhe kontrata me qytetaret, eshte nje tallje cinike sa shperthimi i Gerdecit", iu drejtuar kundershtarit te tij, pretendenti per postin e Kryeministrit nga koalicioni i majte "Bashkimi per ndryshim". Gjate fjalimit te tij perpara mbeshtetesve socialist, nje qytetar sic ndodh rendom ne mitingje te tilla, hidhte akuza ndaj kryeministrit te Shqiperise. "Ne nuk kemi ardhur ketu per te bertitur poshte Sali Berisha, por te ngreme lart njeri-tjetrin, per te ngritur lart Shqiperine", iu drejtuar mbeshtetesit, Edi Rama. Duke vijuar me tej, ai tha se per te pushteti nuk ka kuptim pa realizuar qellime te perbashketa. Lideri i partise me te madhe ne opozite vleresoi se kontrata me qytetaret e Tiranes eshte nje detyrim moral dhe shpirteror ndaj qytetareve te kryeqytetit. "Dhe gjithcka qe une e kam arritur, e kam arritur bashke me kryeqytetasit, sonte jam ketu fale mbeshtetjes se tyre te jashtezakonshme dhe suksesit te perbashket, qe ua dedikoj atyre dhe vetem atyre", sqaroi kryetari i Partise Socialiste. Prandaj, sipas tij, jane ata qe do te do te vendosin per te me 28 qershor. "Une nuk kam hyre ne kete beteje per te nderruar nje karrige me nje tjeter, por per te ndryshuar me tej, bashke me ta dhe gjithe shqiptaret, Tiranen dhe gjithe Shqiperine", shpjegoi garen e tij, kryesocialisti. Ai theksoi se nuk eshte ne krye te Partise Socialiste qe te vendose emrin ne krye te listes, por per te marre persiper detyren me te veshtire dhe ta beje ate sic nuk e ka bere askush deri me sot. "Duke u rikthyer si Kryeminister ne cdo ane te Shqiperise qe keto kater vjet kam udhetuar si kryetar i opozites, per te bere ne kater vitet e ardhshme realitetin e prekshem te njerezve, nje qeveri te tyren, per ta dhe me ta", shpjegoi garen e tij per postin e Kryeministrit te vendit, Edi Rama. "Pas 30 ditesh ndahen dy rruge, rruga e koalicionit te Gerdecit dhe rruga jone e re. Ne do te fitojme sepse Shqiperia nuk mund te humbase", perfundoi fjalen e tij kryetari i Partise Socialiste, duke i hapur rrugen zyrtare fushates se partise se tij. Me pas, mitingu u mbyll me kengen e cila do te shoqeroje takimet dhe socialistet, e kenduar nga "West Side Family", ne bashkepunim me kryesocialistin Rama, e titulluar "Cohu".
Akuzat
"Une nuk do te jem kryeministri i nje oborri familjar sic eshte Sali Berisha, por kryeministri i njerezve qe kane nevoje prej 18 vjetesh, per nje shtet ne sherbim te tyre dhe per nje politike te endrrave, dua te jem kryeminister sepse dua te kthej bashke me ju nga nje mjet perfitimi per politikanet, ne nje mjet perfitimi per shqiptaret", deklaroi Rama.
Akuzat
"Une nuk do te jem kryeministri i nje oborri familjar sic eshte Sali Berisha, por kryeministri i njerezve qe kane nevoje prej 18 vjetesh, per nje shtet ne sherbim te tyre dhe per nje politike te endrrave, dua te jem kryeminister sepse dua te kthej bashke me ju nga nje mjet perfitimi per politikanet, ne nje mjet perfitimi per shqiptaret", deklaroi Rama.