E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia, rajoni i Ballkanit perfitim nga lidhja me e mire rrugore

Ballkani pritet te kete nje rritje te turizimit rajonal. Industria e turizmit ne Shqiperi do te kete nje rritje masive nga rritja e numrit te vizitoreve nga Kosova ne kohen kur super-autostrada qe lidh bregdetin e Shqiperi me malet veriore te Kosoves te kompletohet.

Kosova eshte teresisht toke e mbyllur, ndersa Shqiperia ka disa plazhe fantastike. Mali i Zi po pregatitet per rritjen e numrit te turisteve nga Kosova, dhe po planifikon te hap nje konsullate ne vendin qe po behet gati. Kosova eshte e mbyllur, ndersa Mali i Zi eshte boterisht i njohur per plazhet e tij te mrekullueshme.

Po keshtu Mali i Zi do te pres nje numer me te madh turistesh edhe nga Serbia, duke qene se marredheniet mes dy vendeve po normalizohen.

Serbia fillimisht u nda nga Mali i Zi kur u be edhe ndarja e vone e ketij vendi, qe i dha fundin edhe Republikes se Jugosllavise, por u lodh edhe me shume kur Mali i Zi njohu deklaraten unilaterale te shpalljes se pavaresise se Kosoves prej Serbise, e cila nga ana e saj e kontestonte kete njohje me te gjitha menyrat. Fakti qe marredheniet jane normalizuar mes dy vendeve te cudit pak, megjithate kjo eshte nje realitet.

Sigurisht qe turizmi nuk eshte e vetmja industri nga e cila vendet e Ballkanit do te perfitojne nga lidhja e mire rrugore.

Eksportet gjithashtu do te behen me efektiv ne kosto dhe nisur nga kjo do te rriten ne pese vitet e ardhshme. Po keshtu ka mundesi per me shume biznes mes ketyre vendeve fqinje. Per te mos permendur ketu punesimin qe do te gjenerohet nga vete ndertuesit e rruges. Rreth 3000 punonjes, tre te katertat e te cileve shqiptare jane punesuar ne projektin e rruges Shqiperi-Kosove, numer i cili do te shkoj ne 4500 ne momentin kur projekti te arrij ne kulmin e tij.

Te dyja bashke Shqiperia dhe Mali i Zi jane cilesuar si destinacione te nxehta per investitoret e huaj. Rritja e turizmit rajonal do te rris do te rris blerjen dhe dhenien me qera te pronave ne te dyja vendet. Por rritja e lidhjeve industriale sigurisht qe do te rris edhe ekonomine e ketyre vendeve te ardhmen, duke u dhene me shume fuqi investuese. Ekonomia shqiptare parashikohet te kete nje rritje prej 1% kete vit, ndersa ekonomia e Malit te Zi pritet te arrij ne nje rritje prej 2.5%. Keto parashikime vijne nga Fondi Monetar Nderkombetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›