Kodheli: Do bejme ate, qe ne 18 vjet u harrua
Kandidatet socialistet te qarkut Korce, Mimi Kodheli, Olta Xhacka e Irena Kallco kane zhvilluar nje takim me gra te qyteti te Korces, ku tema eshte perqendruar ne faktin se Shqiperia dhe vecanerisht grate jane me te papuna se kater vjet me pare. "Perqindja e papunesise te grate eshte shume mbi mesataren mbi perqindjen e papunesise ne Shqiperi, e cila nga ana e vete, eshte nje perqindje shume me e larte krahasuar me ate ne Evrope". Ndaj, sipas saj, programi qeverises i Partise Socialiste dhe i Edi Rames eshte shkruar ndryshe, eshte shkruar duke degjuar per dy vjet me radhe hallet dhe problemet e tyre. Ajo tha se socialistet pas zgjedhjeve do te bejne ate qe ne 18 vjet nuk u be. "Programi qeverises i PS dhe i Edi Rames eshte shkruar ndryshe, duke degjuar per dy vjet me radhe hallet dhe problemet tona, me profesionalizem nga ekspertet me te mire, por mbi te gjitha dhe ajo cka eshte me e rendesishme, eshte shkruar me zemer dhe ne respekt te dinjitetit te lirise te cdonjeres prej nesh", tha Kodheli.