E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe kundër Dules: Ankimimi i paktit detar, akti më i mirë i PS-së në opozitë

erjon-braceTiranë- Deputeti socialist Erjon Braçeka komentuar deklaratat e kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule,sipas të cilit, ankimimi që PS-ja i ka bërë marrëveshjes së detit me Greqinë në Gjykatën Kushtetuese ishte gabimi fatal i saj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Braçe si një nismëtar i ankimimit shkruan se ky akt është akti më i mirë që PS-ja ka bërë gjatë tetë viteve të saj në opozitë.

Kujtoj qe ishte shume e veshtire, madje mbajta mbi kurriz inatin e njerezve te paditur apo inatin e perhershem te kujtdo qe spunon, por ne fund u be ajo qe duhej!!

SHQIPERIA KA SOT PJESEN E CMUAR TE TERRITORIT TE SAJ!!,- shkruan Braçe në Facebook.

Deputeti socialist bën thirrje që në 23 qershor Kushdo që do votojë, duhet të ndëshkojë edhe për marrëveshjen që Berisha nënshkroi për të falur territory shqiptar në jug të vendit,- përfundon ai.

Kreu i PBDNJë-së Vangjel Dule në një intervistë televizive deklaroi: “Them se PS-ja bëri gabimin fatal duke keqpërdorur një problem të çështjeve ndërkombëtare në politikën e brendshme. Kemi të bëjmë me këshillën më të keqe për një parti politike. Problemi tjetër është se ata e nxitën të gjithë retorikën nacionaliste kundër kësaj marrëveshjeje. Çdo individ në rrugë, që nga këpuctari e deri te hidrauliku, kishte një opinion se si do të duhej të ishte marrëveshja. Është për të ardhur keq! Ata akuzuan zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe të Ministrisë së Jashtëme, dhe pas kësaj ata e çuan çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Më duhet ta përsëris edhe një herë se Gjykata Kushtetuese votoi në rrethanat e një sovraniteti dhe integriteti të kufizuar. Unë nuk shoh asnjë problem në atë marrëveshje. Ajo ishte e barabartë dhe e drejtë, dhe ishte në favor të të dyja vendeve. Fatkeqësisht ne patëm rezultatin negativ mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo mbetet një vështirësi mjaft serioze që pengon zhvillimet e mëtejshme në marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›