E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: PS na shiti për LSI-në. Rama ka demotivuar aleatët

PASKAL-MILOPas Skënder Gjinushit, edhe aleati tjetër i Partisë Socialiste, Paskal Milo shprehu zhgënjimin e tij nga kreu i PS-së, Edi Rama për mungesën e aleatëve në listat e kandidatëve të PS-së. Në një intervistë në televizionin Neës 24, Milo tha se PS i shiti aleatët e saj të vjetër për shkak të marrëveshjes me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Deklarata
Sigurisht jemi koshient që PS na shiti për LSI, këtë e dinë gjithë shqiptarët, por ne të ardhmen tonë, kontributin tonë ndaj opozitës shqiptare nuk e lidhim me emra të përveçëm, por me kauzën dhe alternativën tonë. Duke fituar sa më shumë vota do kontribuojmë për fitoren e opozitës. Ne po vuajmë tradhtinë e radhës që aq shpesh ndodh tek e majta shqiptare por kjo tashmë nuk na ligështon, tha Milo. Sipas kreut të PDS-së, PS nuk ka monopolin e së majtës shqiptare ndërsa shtoi se telefoni i Ramës për aleatët nuk funksionon më. Nuk e ka PS monopolin e së majtës shqiptare, por e kemi gjithë bashkë. Nuk vjen njeri nga PS dhe më thotë se kush është e majta, kushdo qurravec dhe më thotë. Dhe PS ka shumë qurravec. Telefoni i Ramës nuk funksionin më, vetëm kur ka ndonjë kritikë ndaj PS, u shpreh Paskal Milo.
Listat
Milo vlerësoi taktikën e ndjekur nga kryeministri Berisha për përfshirjen e aleatëve në listat e kandidatëve të PD-së, ndërsa tha se Rama me veprimin e tij i ka demotivuar aleatët e vet. Kemi fenomen tjetër në PD, kam kurajo ta shikoj të vërtetën në sy, dhe ta vlerësoj Berishën se ka treguar respekt për partnerët e vet. Si takticien që është duke siguruar krerët e partive aleate, i sigurojnë të punojnë të qetë për të marrë sa më shumë vota për koalicionin. Rama i ka demotivuar aleatët e vet. Jo mua se unë po punoj në të gjithë Shqipërinë. Këtu është fjala për ti dhënë ndryshim rrënjësor Shqipërisë në 23 qershor, u shpreh kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo.

Blushi: Do kemi shumicën e mandateve në Elbasan
Në vijim të fushatës elektorale në qarkun e Elbasanit, deputeti i PS-së, Ben Blushi u shpreh i sigurt në fitoren e së majtës në zgjedhjet e 23 qershorit. Do kemi shumicën e mandateve në qarkun e Elbasanit. Deputetët e PD nuk meritojnë të zgjidhen më, pasi PD e ka braktisur Elbasanin në tetë vite, tha Blushi. Në vijim, Ben Blushi premtoi hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë. Do tu kthejmë punën elbasanasve, do punësojmë të rinjtë. Jam i kënaqur me epërsinë që kemi në këtë qark, deklaroi Ben Blushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›