Milo: Presim korrektimin e sistemit zgjedhor
Dakordësia e mazhorancës e opozitës për ndryshime në kodin elektoral që parashikon financimin nga buzheti i shtetit të partive në varësi të votave të marra favorizon mbi të gjitha të vegjlit.
Por për kreun e PDS-së, Paskal Milo plotësimi i këtij kushti nuk është kryesori për partitë e vogla, të cilat mbi të gjitha presin korrektim të sistemit zgjedhorë.
Për ish kreun e KQZ-së Kristaq Kume ky ndryshim i kodit për fiancimin e partive është i vonuar. “Një zhurmë që duhet të realizohej më përpara. Kjo mënyrë financimi lidh më mirë fuqinë elektorale të subjekteve zgjedhore” ka theksuar Kume.
Ndryshimt në kodin zgjedhor përcaktojnë se 95% e fondeve , i përfitojnë partitë që kanë marrë mbi 0.5% të votave dhe 5% ato që kanë marrë më pak se 0.5% të votave në rang kombëtar.