21 janari, Rama: Provat e hetimit janë gozhduese
(i përditësuar)- Menjëherë pas akuzave të parashtruara nga selia e Partisë Demokratike, në lidhje me 21 janarin, ka reaguar kreu opozitar Edi Rama.
Ndërsa selia blu akuzoi sërish kryeprokuroren Ina Rama dhe kreun e PS-së për mashtrim të opinionit publik dhe bashkëpunim mes tyre, për të mbuluar skenarin e 21 janarit, Rama citon se provat e hetimit janë gozhduese.
KM vijoi sot ndaj Prokurores me sharjet turpëruese për Shqipërine! Provat e hetimit janë gozhduese, kurse sharjet provojne pse duhet ndryshim, citohet në rrjetin social twitter.
Vetëm pak orë më parë, deputeti i djathtë Fatbardh Kadilli, akuzoi kryeprokuroren Ina Rama, se spekuloi ekspertizën e ardhur nga FBI-ja, pasi në asnjë gërmë nuk bëhet fjalë me vrasje me dashje.
Një akuzë e tillë sipas selisë blu është formuluar në selinë PS-së, në tentativën e përbashkët për ti shpëtuar akuzave për 21 janarin.
*********************************
Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste pas vizitës së djeshme në Preshevë ka nisur një tjetër vizitë në Greqi. Rama siç edhe shkruan në Tuiter ka zhvilluar sot paradite një takim me emigrantët shqiptar në Athinë.
Në postimin në profilin e tij lideri i opozitës shprehet se Shqipëria nuk mund të jetë e mirëpritur nga Bashkimi Evropian në një kohë kur kreu i qeverisë nuk respekton ndarjen e pushteteve. Këtë gjë atij ia kanë konstatuar edhe emigrantët në kryeqytetin e grek.
Pyetja e parë mes një grupi shqiptarësh në Athinë: Si mundet t’ia hapë dyert BE një vendi ku kryeministri shan për turp Prokurorin e Përgjithshëm?, shprehet Rama.
* * *
Kryetari i PS-së ka reaguar përmes Tuiterit në lidhje me deklaratën e Berishës para të rinjve. Fjala e kryeministrit sot para të rinjve ishte një bllof i madh. Tha çorodi e gënjeshtra si përherë, të cilat janë turpëruese për shoqërinë tonë. Ora e ndryshimit troket fort, shkruan Rama në rrjetin social.
Ndërsa në lidhje me fjalën e shefit të qeverisë për rritjen e numrit të studentëve dhe universiteteve, Rama shprehet: Universitetet sot janë të mbingarkuara në dëm të cilësisë. Papunësia rinore është për vit e më e lartë. Programi ynë rilind universitetet dhe ul papunësinë.
* * *
Kryeministri Berisha ka folur sot në Forumin Rinor Ballkanik.
Me anglishten e tij karakteristike, Berisha u ka përshkruar të rinjve nga të gjitha vendet e Ballkanit zhvillimet e viteve të fundit në Shqipëri, duke u ndalur edhe në marrëdhëniet me opozitën dhe kreun e saj, Rama.
Berisha foli për zgjedhjet dhe protestat e PS, të cilat i cilësoi të dhunshme, por pa përmendur viktimat.
Kur nuk arriti të merrte atë që priste deklaroi se nuk do të njihte rezultatin e zgjedhjeve. Por ne kemi një sistem shumë të mirë sepse bazohet te vetoja dhe kushdo që numëron votat ka të drejtën e votës. Çdo votë mund të lihet mënjanë si e kontestuar. Të gjitha dokumentet tona janë konsensuale. Të gjitha votat e pakontestuara kalojnë në një proces rishikimi. Ndaj vëzhguesit ndërkombëtarë deklaruan se nuk ka prova manipulimi. Megjithatë unë i ofrova atij gjithçka përveç rinumërimit të votave. Nuk mund të hidhnim poshtë vendimin e gjykatës. Ai ka organizuar mbi 1000 protesta dhe shkaktoi edhe dhunë. Në 2011, Shqipëria iu rikthye zgjedhjeve. Ai humbi Tiranën, tha Berisha.