E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Qeveria, simbol i korrupsionit

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo e ka nisur fjalën e tij duke theksuar se dita e sotme është një homazh për viktimat e një viti më parë, të cilët u vranë në krye të punës për të mbijetuar. "Qeveria e ardhur në pushtet në emër të luftës kundër korrupsionit , u shndërrua në simbol të korrupsionit më të madh që ka parë Shqipëria deri më sot"- u shpreh Milo përpara qytetarëve të shmtë që ju bashkuan thirrjes së opozitës, për të protestuar në përvjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Milo ka akuzuar maxhorancën për papërgjegjshmëri duke sjellë në kujtesë ngjarje që sipas milos mund të konsiderohen si Gërdecë të tjerë. "Shumë Gërdec të tjerë kanë ndodhur në kohë, Gërdec në Bulqizë e shumë të tjerë do të ndodhin për sa kohë që ne nuk do të kujtojmë por do të harrojmë dhe nuk do të bashkohemi për ti dhënë fund kësaj qeverisje"-u shpreh kreu i PDS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›