"Gërdeci", Bumçi: Prokuroria në shërbim të opozitës

Zëdhënësi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka akuzuar Prokurorinë se ka vënë hetimet për ngjarjen e Gërdecit, në shërbim të opozitës. Ai ka akuzuar kryetarin e PS-së, Edi Rama, se ka bashkëpunuar me një nga të akuzuarit kryesor të tragjedisë, Mihal Delijorgjin. Rama nuk proteston dot për Gërdecin sepse me Delijorgjin ka sipërmarrje të përbashkëta dhe vetëm javën e fundit para aksidentit, ndau me të 8 leje ndërtimi në zona të ndryshme të Tiranës", është shprehur Bumçi.