Meta: Berisha, fajtori kryesor për Gërdecin

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha, si përgjegjësin kryesor për tragjedinë e Gërdecit dhe kërkoi largimin e tij nga qeverisja e vendit. "Berisha ik" është thirrja e të gjithë opozitarëve dhe sfida më e madhe u shpreh Meta. Në emër të LSI-së dhe në emër të të gjithë shqiptarëve që kërkojnë një ndryshim të vërtetë se me të ardhur LSI-ja në pushtet do të punojë që shqiptarët të mos manipulohen nga ekrane të shitura theksoi Meta. Kreu i LSI-së u shpreh se në 28 qershordo të tregojë largimin e Berishës, si e keqja e vendit. Meta, në fjalën e tij, akuzoi deputetet e Partisë Socialiste të cilat bashkuan votat me Berishën se nuk dhanë firmat për të krijuar Komisionin hetimor për Gërdecin.