Koçi: Gërdeci, një krim shtetëror

Kryetari i PSV 91 Petro Koçi u shpreh sot në protestën për një vjetorin e tragjedisë së Gërdecit se kjo tragjedi erdhi si pasojë i një krimi shtetëror. Sipas tij një pjesë e opozitës e shiti Gërdecin për ti dhënë një mandat Berishës. Ne jemi këtu për të thënë "Berisha ik" kësaj politike të kriminalizuar sepse vendi ka nevojë për një qeverisje më të mirë u shpreh Koçi. Gjithashtu ai u shpreh se autor i tragjedisë së Gërdecit ishte shoqata "Meico" që ka për drejtues Berishën. "Jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Duhet të guxojmë për të sjellë ndryshimin", u shpreh Koçi.