Sherri me Rozin, Pretenca: 82 orë punë të detyruar për Rezartën
TIRANË- Prokuroria e Tiranës, kërkoi cilësimin fajtor dhe dënimin me punë të detyruar në komunitet për këngëtaren Rezarta Shkurta, e cila plagosi lehtë këngëtaren e saj, Rozana Radi.
Prokurori i cështjes, Ervin Karanxha, lexoi kunkluzionet përfundimtare për të pandehurën, Shkurta duke kërkuar që për 82 orë këngëtarja të jetë në shërbim të komunitetit, pa e specifikuar se cfarë pune do të kryejë. Në fakt, dënimet alternative janë risi në legjislacionin shqiptar dhe kanë nisur të aplikohen vitet e fundit, por për herë të parë një këngëtare kërkohet që të shërbejë në komunitet, për shkak të faktit se akuzohet për konsumim të një vepre penale. Gjykata e Tiranës pasi të dëgjojë pretendimet e të pandehurës, në seancën e datës 21 qershor, do të vendosë për fatin e saj.
Rezarta Shkurta u vu nën akuzë, mesnatën e 6 dhjetorit 2010, pas incidentit që pati me këngëtaren Rozana Radi. Ekspertiza mjeko-ligjore, përcakoi dëmtimet që Rozana Radi kishte pësuar në fytyrë si pasojë e goditjeve. Ishte pikërisht Radi që bëri denoncimin ndaj Shkurtës, e cila më vonë do të vendosej nën akuzën e plagosjes së lehtë me dashje.
(e.m/GSH/BalkanWeb)