E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo Rregullorja ishte per periudhen e luftes lejoheshin vetem 2

Basha Dy pasaporta mi lejon rregullorja Milo e 98-s

Shtabi elektoral i kandidatit Lulzim Basha ka derguar per median nje rregullore te Ministrise se Jashtme te firmosur nga ish/ministri Paskal Milo ku thuhet se nje ministri te Jashtem i lejohet te mbaje dy pasaporta.

Ne fakt Basha nuk ka 2 por 4 pasporta diplomatike dy prej te cilave kane kohezgjatje 2007-2017 te marra ne muajt e hetimit per rrugen Durres-Kukes dhe tjetra eshte marre ne 2010 kur ai nuk eshte minister i jashtem dhe perjashtohet nga rregullorja qe edhe vete citon.

Gjithsesi i pyetur nga gazeta Milo tha se kjo rregullore u miratua ne ate kohe e kushtezuar nga rrethanat pasi ishte konflikti i Kosoves kur udhetimet dhe kontaktet me jashte ishin shume te shpeshta per kreret e vendit.

Milo Rregullorja ishte per kohen e luftes dhe lejoheshin vetem dy

TIRAN - Ish-ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise Paskal Milo sqaron se rregullorja e firmosur prej tij qe lejonte persona te caktuar te mbanin me shume se nje pasaporte ishte bere per levizjet diplomatike mbi ceshtjen e Kosoves.

I kontaktuar nga gazeta Shekulli ish-kreu i diplomacise shqiptare nenvizon se rregullorja eshte per nje periudhe te caktuar kohore dhe se atehere mungesa e ambasadave te huaja te akredituara ne Tirane sillte nevojen e pajisjes se nje zyrtari te larte te shtetit me dy pasaporta. Por ai thekson se ajo nuk eshte e perhershme por per nje periudhe te caktuar kohore dhe nuk mund te perdoret gjithmone.

Rregulloret jane rregullore nuk jane VKM. Ne ate kohe eshte bere per shkak te aktivitetit intensiv qe ne kemi pasur ne funksion te levizjes diplomatike per Kosoven.

Levizjet e shpeshta na detyronte qe te mund te perdornim dy pasaporta sepse marrja e vizave ne ate kohe ka qene e veshtire edhe per ne. Kishte procedura qe na pengonin dhe nje pasaporte nuk mund te na mbaronte pune - shpjegon Milo i cili ka qene minister i Puneve te Jashtme nga viti 1997-2001.

Sipas tij zyrtaret e larte te asaj kohe qe u duhej te kryenin levizje te shpeshta ne vende te ndryshme te botes u duhej te merrnin viza edhe ne ambasada jashte Shqiperise. Kjo kerkonte nje kohe te caktuar nderkohe axhenda e levizjeve ishte e ngjeshur.

Pasaporta duhet te shkonte ne Itali apo Beograd per nje vize qe duhet te behej per te shkuar ne nje vend shtet i cili skishte ambasada ne Tirana. Nuk eshte si tani. Kjo e ka motivuar ate rregullore te asaj kohe. Ne kishim detyra qe duheshin permbushur - sqaron Paskal Milo.

Me nje pasaporte udhetonim tjetren e conim zakonisht ne Rome per te marre viza per shtetet ku duhet te udhetonim per takimin e radhes. do funksionar i larte mbante maksimumi dy pasaporta dhe jo me shume te tjera. Kjo ka qene e nevojshme per kete arsye - nenvizon ish-diplomati shqiptar. Tani nuk ka nje nevoje te tille.

Krahas kesaj ish- kreu i diplomacise shqiptare sjell ne vemendje se rregulloret e bere nga cdo ministra jane per nje periudhe te caktuar kohore dhe se vetem Vendimi i Keshillit te Ministrave apo ligjet mund te jete te perhershme. Rregullorja e nje ministri eshte e perkohshme per nje kohe te caktuar. Ligji eshte i perhershem. Rregullorja e perkohshme ka nje kohe te caktuar smund te jete i perjetshem.

Nese ska afate kohore ka qene per ate periudhe kohore. Rregullorja mbetet rregullore seshte ligj as vendim i Keshillit te Ministrave eshte rregullore e brendshme per qellime operative ne nje kohe te caktuar - tha Milo i pyetur per rregulloren qe Ministria e Jashtme per llogari te kandidatit ne fushate Basha u serviri dje mediave si justifikim per numrin e pazakonte te pasaportave qe ai disponon 4 te tilla diplomatike dhe dy te zakonshme - numrat dhe afatet jane botuar numrat e kaluar te Shekullit



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›