Viti 2010 bankat dhe individet qarkulluan 202 miliarde lek
TIRAN- Bankat dhe qytetaret shqiptare qarkulluan rreth 202 miliarde lek pergjate vitit te shkuar. Kjo shume eshte e ndare ne kartemonedha te prerjeve te ndryshme si dhe ne monedha te cilat sigurisht perbejne pjesen me te vogel ne vlere.
Por si eshte raporti i shperndarjes se kesaj shume midis monedhave te kartemonedhave - Ne total sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise qytetaret dhe bankat qarkulluan rreth 270 milione cope monedha dhe kartemonedha. Nga keto rreth 153.4 milione cope jane kartemonedha dhe 116 milione jane monedha metalike.
Kartemonedhat
Kartemonedhat jane te prerjeve te tilla si 5 000 lek 2 000 lek 1 000 lek 5 00 lek dhe 100 lek. Kjo e fundit ka dale nga qarkullimi tashme. Monedhat nga ana tjeter perbehet nga prerjet 100 lek 50 lek 20 lek 10 lek 5 lek dhe 1 lek. Sipas BSH-se struktura e kartemonedhes ne qarkullim eshte disi me e balancuar ne raport me monedhat.
Kjo per shkak edhe te perdorimit te gjere te kartemonedhave te prerjeve te medha nga sistemit bankar. Po ashtu verehet nje rritje e peshes se prerjes 2 000 lek ne qarkullim. Keto lloj prerjesh kane hyre prej dy vitesh ne perdorim duke zene keshtu nje pjese te mire te tregut.
Pjesa me e madhe e kartemonedhave perbehet nga ato te prerjes 1 000 lek me 42 per qind te totalit e ndjekur nga prerjet 500 lek me 30 per qind. Prerjet 5 000 lek perbejne rreth 11 per qind te totalit ndersa prerjet 2 000 lek jane rritur deri ne 8 per qind te totalit te numrit te kartemonedhave qe qarkullojne ne Shqiperi.
Monedhat
Per sa i perket monedhave pjesa me e madhe e tyre perbehet nga prerjet 20 dhe 10 lek. Te dyja ato bashke perbejne me shume se gjysmen e totalit te monedhave metalike ne qarkullim. Se fundmi sipas BSH-se eshte verejtur nje rritje e peshes se monedhave 100 dhe 50 lek per shkak te perdorimit te gjere te tyre ne rrjetet e supermarketeve.
Per tu konsideruar eshte edhe sasia e monedhave nje lekeshe qe qarkullojne ne treg. Nga totali prej 116 milione cope monedha metalike rreth 7 per qind e tyre jane prerje 1 lekeshe. Keto lloj monedhash njihen nga sistemi bankar shqiptar por ne realitet nuk kane nje perdorim te gjere per te bere pagesa.
Kryesisht keto lloj prerjesh perdoren nga linjat e supermarketeve per te kthyer kusur ndaj klienteve. E ne fakt rralle here ky kusur disa lekesh merret nga bleresit duke bere qe te mos shihen shume ne qarkullim duke mbetur vetem neper arkat e pagesave.
Banka e Shqiperise asgjesoi 280 mln dollare
Shtimi i bankomateve por edhe cilesia e dobet e nje pjese te kartemonedhave ne vend ka bere qe Banka e Shqiperise te nxjerre nga qarkullimi nje pjese te konsiderueshme te tyre duke i zevendesuar me prerje te reja. Ne total jane nxjerre nga qarkullimi dhe jane asgjesuar rreth 23.5 milione cope kartemonedha te cilat perllogariten ne nje vlere rreth 280 milione dollare.
Kartemonedhat e nxjerra nga qarkullimi jane kryesisht emetime te para vitit 1996. Kartemonedhat e nxjerra nga qarkullimi jane zevendesuar me te reja. Mesohet se gjate vitit 2010 ne treg jane hedhur rreth 22 milione cope kartemonedha te reja kryesisht prerje te medha si 2 000 dhe 1 000 leke.
Por si behet nxjerrja nga qarkullimi i monedhave
Ka nje rregullore te posacme per asgjesimin e kartemonedhave apo monedhave qe kane dale nga qarkullimi. Pasi hiqen nga tregu ato asgjesohen me nje pajisje te vecante grirese nga Banka e Shqiperise. Ne shume raste deget e Bankes se Shqiperise perballen edhe me kerkesa te qytetareve per te zevendesuar kartemonedhat te cilat jane te demtuara nga shkaqe te ndryshme sic do te ishte grisja djegia e nje pjese te tyre shpimi etj.
Kjo eshte nje praktike qe gjen terren ne punen e perditshme te ketyre degeve por jo te gjitha kartemonedhat e demtuara mund te zevendesohen duke paguar poseduesin. Sipas ligjit per Banken e Shqiperise ky institucion ka detyrimin qe te zevendesoje dhe asgjesoje me pas te gjitha ato kartemonedha te cilat jane te demtuara ne me shume se 40 per qind te siperfaqes se tyre. Kartemonedhat qe nuk e permbushin kete kusht asgjesohen pa e kompensuar pronarin.
Monedhat e demtuara nuk jane te vetmet qe asgjesohen nga Banka e Shqiperise. Te njejtin fat kane edhe monedhat apo kartemonedhat e falsifikuara kur ato kapen nga autoritetet.