PS: Protesta e radhes, do te jete ne Elbasan
Partia Socialiste njoftoi dje protesten e radhes per diten e sotme ne qytetin e Elbasanit. Deputetja e ketij qarku, Shega Ligori, tha dje se qytetaret e Elbasanit dhe te te gjithe Shqiperise, eshte koha te protestojne, te protestojne me fort se kurre kunder ketij pushteti qe ka vjedhur votat e tyre e i mban ato te mbyllura ne kuti dhe bashke me to edhe shpresat dhe endrrat tona, te ardhmen tone dhe te femijeve tane. "Te protestojme kunder njeriut i cili mban peng Shqiperine Evropiane, njeriut qe ka shkaterruar dhe vazhdon te shkaterroje shtetin e se drejtes, njeriut i cili kerkon te jete zoti yne, gjykatesi yne, prokurori yne, polici yne", deklaroi deputetja socialiste. Sipas saj, "per te gjitha keto, per te rrezuar "Gerdec qeverine" gjithe Shqiperia ka nisur te protestoje, ne date 17 ora 17:00 Elbasani do te protestoje, do te protestoje me thirrjen: Hap kutite ose largohu bashke me to".