Kinë, 11 të vdekur nga një aksident
Heilongjiang (start)-Si pasojë e një aksidenti automobilistik, të paktën 11 persona humbën jetën dhe 39 të tjerë u plagosën në verilindje të Kinës, bëri të ditur sot agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua. Automjeti transportonte 50 pasagjerë, ndërsa po udhëtonte me 130 kilometra në orë kur doli nga rruga në një autostradë në provincën Heilongjiang.
''Policia dhe personeli i autostradës i kishte kërkuar shoferit të ngadalësonte shpejtësinë, por ai nuk kishte pranuar'', konfirmoi Wang Wenbo, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve, Hsinhua.
''Policia dhe personeli i autostradës i kishte kërkuar shoferit të ngadalësonte shpejtësinë, por ai nuk kishte pranuar'', konfirmoi Wang Wenbo, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve, Hsinhua.