Kosovën dhe Europën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremic tha se Serbia kurrë nuk do të heq dorë nga Kosova, e as nga ambiciet e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.
Këtë deklaratë ai e bëri në Lisbonë, transmeton faqja e internetit të Ministrisë serbe të Punëve të Jashtme.
Vuk Jeremic po qëndron në një vizitë dyditore në Portugali. Ai është takuar me homologun e tij, Luis Amado dhe me zyrtarë të lartë portugezë.
Amado, pas takimit me Jeremicin, tha se Portugalia do të jetë mbështetëse e madhe e aspiratave europiane të Serbisë, derisa shfaqi shpresën se vendet anëtare të Unionit do të punojnë që Serbia së shpejti të jetë anëtare e BE’së.
Sipas tij, Beogradi ka luajtur një rol konstruktiv në rrethana shumë të vështira të Ballkanit.