Miloshoski:Turqia mike e madhe e Maqedonisë
Turqia në 17 vitet e kaluara ishte, ndërsa edhe në të ardhmen do të mbetet mike e madhe dhe përkrahëse e Maqedonisë. Këtë e deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Miloshoski gjatë vizitës së tij në Ankara me kreun shtetëror të Turqisë, ku edhe firmosën një marrëveshje për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. "Kjo marrëveshje ka një domethënie afatgjatë dhe është një dokument bazë i cili i konkretizon marrëdhëniet e deritanishme të pasura midis dy vendeve dhe jep një perspektivë afatgjatë e cila do të jet e volitshme për promovimin e Maqedonisë edhe në planin bilateral në Turqi por edhe në praqitjen e përbashkët në planin ndërkombëtar kur bëhet fjalë për iniciativa të përbashkëta", tha Milloshoski. Marrëveshja siç theksoi ai është një shteg për përforcimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Turqisë në fushën e sigurisë, mbrojtjes, doganës ekonomisë, tregtisë dhe kulturës.
Një marrëveshje e këtij lloji Republika e Maqedonisë deri tani e ka lidhur vetëm me SHBA-në në muajin maj të këtij viti.