E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki-moon kërkon PO-në e Prishtinës

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës të tregojë fleksibilitet dhe të pranojë një mision të ripërtërirë të OKB-së në Kosovë. "Shpresoj që Prishtina do të kuptojë dhe do të veprojë me pragmatizëm dhe fleksibilitet", ka thënë Ban Ki-Moon pas shtyrjes së seancës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së - që ishte planifikuar të mbahej të martën - raporton agjencia DPA. Plani gjashtë-pikësh i sekretarit Ban është pranuar nga Beogradi, mirëpo është refuzuar nga Prishtina, sepse nuk respekton projektin e Ahtisaarit, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e Republikës së Kosovës

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›