E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres gjykata vendos per punonjesit e CEZ

Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" për pesë punonjësit e CEZ Shperndarjes, të cilët akuzohen për veprën penale  të “Shpërdorimit të detyrës” e “Kryerjes se veprimeve arbitrare” . Masa e sigurisë u vendos për Lulëzim Kupën,  40 vjeç, Dod Dema, 61 vjec, Dervish Dervishi,  45 vjec, Idri Hana, 30 vjeç si dhe Artan Osmanin 38 vjeç, përkatësisht me detyrë elektricistë të kompanisë Cez shpërndarje në Durrës. Masa e sigurisë “detyrim paraqitje” është kërkuar nga prokurori i çështjes, e cila me pas është mirëpritur nga trupi gjykues, kryesuar nga Arjana Lico, duke lënë  në fuqi vendimin e prokurorit. Arrestimi i 5 shtetasve u bë tre ditë më parë, me një urdhër të nxjerrë nga prokuroria e Durrësit,  për shkak se këta punonjës kanë ndërprerë energjinë elektrike në stacionin e pompave të cilat shërbenin për të  furnizuar me ujë të pijshëm, duke lënë pa ujë 2/3 e qarkut Durrës. Ndërkohë si pasojë e ndërprerjes së energjisë pa njoftim paraprak, CEZ-i  i ka shkaktuar një dëm prej mbi 50 mijë euro ndërmarrjes së ujësjellësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›