E Diel, 1 Nëntor 2026

Vleresimi i gjyqtareve ne siten e Keshillit te Larte te Drejtesise

Nëse më përpara gjyqtarët nuk vlerësoheshin për performancën dhe punën e tyre tani me sistemin e ri të vlerësimin të gjyqtarëve të miratuar nga KLD një gjë e tillë do të bëhet në mënyrë periodike nga dy inspektoriatet ai i KLD dhe MD. Sistemi i vlerësimit i ndarë në 4 grupe do të përfshijë aftësitë profesionale, shpejtësinë e gjykimit, numrin e çështjeve të gjykuara dhe respektimin e afateve ligjore. Në vlerësim do të përfshihen gjithashtu vendimet gjyqësore të dhëna nga çdo gjyqtar me numrin e të pandehurve  aftësitë për të dëgjuar dhe komunikuar në sallën e gjyqit, aftësitë e gjyqtarit për tu përshtatur, aftësia për të drejtuar procesin gjyqësor. Pjesë e rëndësishme e vlerësimit do të jete dhe numri I vendimeve të gjyqtarit qe janë rrezuar nga gjykatat superiore. Risi e sistemit të vlerësimit të gjyqtarëve është fakti që nesë ky I fundit ka ankesë për vlerësimin që I është bërë mund të dëgjohen argumentet e tij nga anëtarët e KLD-së të cilët me pas e votojnë këtë vlerësim te bere nga 2 inspektoraitet. Një rast i tillë ndodhi me gjyqtarin e krimeve të rënda Luan Hasneziri i cili ishte vlerësuar “mirë” nga inspektorët por më pas KLD e votoi atë si “shumë mirë”. 
Vlerësimi keq, mire dhe shumë mirë për gjyqtarët është i rëndësishëm për karrierën e tyre. Deri tani janë vlerësuar 7 gjyqtarët e krimeve të rëndë, Gurali Brahimllari, Sandër Simoni, Etleva Deda, Luan Hasneziri, Ardit Mustafaj, Bardhyl Dhamo e Nertina Kosova të cilët morën vlerësimin shumë mirë.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›