E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milot, atentat 2 vëllezërve, vritet një, tjetri plagoset

MILOT-Një person është vrarë kurse një tjetër është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 20:00 në qendër të qytetit të Milotit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në qendër të qytetit, kur autorët kanë qëlluar me pistolete në drejtim të dy vëllezërve Arben dhe Altin Gega përkatesisht 24 dhe 26 vjec.
Nga të shtënat ka mbetur i vdekur në vend vëllai më i vogël, ndërsa është plagosur vëllai më i madh Altin Gega. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po hetojnë për shkaqet e ngjarjes ndërsa nuk dihen autorët e krimit.

Sipas banorëve 2 vëllezerit nuk njiheshin si persona problematike, duke mos gjetur asnjë arsye mbi këtë ngjarje të rëndë 

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Lushnjë, shpërthen granata, vdes 77-vjecari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›