Personalitete të larta botërore urojnë Pavarësinë e Kosovës
PRISHTNË-Presidenti i Republikës së Francës, Nikolas Sarkozy, Presidenti i Republikës Italiane, Giorgio Napolitano dhe Mbretëresha Elizabeth e Britanisë së Madhe, i kanë dërguar telegrame urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Presidenti Sarkozy thekson se "viti 2011 është shënuar me nisjen e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nën mbikëqyrjen e Unionit Evropian. Unë gëzohem për këto rezultate të para, të dobishme për popujt, dhe qasjen konstruktive të adoptuar nga autoritetet kosovare. Është mirë të ruhet kjo dinamikë pozitive dhe të mos lejohen zërat e tërheqjes në vetvete që po dalin nga të dy anët në një kontekst ekonomik dhe social të vështirë. Unë llogaris në angazhimin tuaj dhe në guximin politik për të mbështetur me gjithë peshën tuaj vazhdimin e dialogut dhe gjetjen e kompromiseve të nevojshme për pajtimin regjional dhe për afrimin evropian të të dy vendeve. Kjo është për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe stabilitetit të tërë Ballkanit".
Kosova mund të llogarisë mbështetjen e Francës dhe Unionit Evropian për këtë detyrë, thekson Presidenti francez.
Ndërsa Presidenti i Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano, thekson se "që nga pavarësia, Kosova ka dëshmuar se di të përballojë sfidat e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës. Jam i bindur që vendi juaj do të dëshmojë të njëjtën përgjegjësi edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Kjo do t’i lejojë Kosovës që të fillojë me sukses rrugën evropiane, ku Italia e mbështet plotësisht. Fillimi i dialogut të vizave me Bashkimin Evropian parqet një përparim vendimtar dhe duhet të japë një sinjal të rëndësishëm për reformat e nevojshme".
Nga ana e saj, Mbretëresha Elizabeth thekson në telegramin e urimit për Presidentin Jahjaga se "është kënaqësi e madhe që t'i dërgojë Shkëlqesisë Suaj urimet e mia për kremtimin e Ditës tuaj Kombëtare, së bashku me urimet e mia më të mira për lumturinë dhe prosperitetin e Qeverisë dhe popullit të Kosovës në vitin e ardhshëm".
Me rastin e katërvjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka marrë telegrame urimi edhe nga Presidenti i Republikës së Gjermanisë, Christian Wulff, i cili siguron se "Gjermania edhe në të ardhmen do të qëndrojë përkrah Kosovës multietnike, duke e mbështetur fuqimisht perspektivën evropiane të vendit Tuaj", Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, i cili thekson se Turqia do të vazhdojë të japë përkrahjen e saj për një Kosovë demokratike dhe shumëkulturëshe.
Presidenten Jahjaga e ka uruar edhe Presidenti i Republikës së Hungarisë, z. Pal Schmitt, President Federal i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer, Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Danilo Tyrk, Mbreti i Belgjikës, Alberti II, Mbretëresha Beatrix e Holandës, Shkëlqesia e saj, znj. Quentin Bryce AC, Guvernatore e Përgjithshme e Komonuelthit të Australisë, David Johnston, Guvernator i Përgjithshëm i Kanadasë, etj.
(d.b/BalkanWeb)