Presidencialet në Francë, Sarkozy nis fushatën
PARIS - Presidenti francez Nikolas Sarkozy ka nisur sot fushatën e tij për një mandat të dytë në krye të Elizeut. Sarkozy vizitoi bizneset e vogla dhe dyqanet në qytetin Anesi, në lindje të Francës.
Një ditë më parë ai njoftoi në televizion kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të prillit të këtij viti.
Kandidati socialist Francois Hollande deklaroi se Sarkozy duhet tu kishte kërkuar falje francezëve, në vend që të shpallte kandidaturën. Ashtu si një vit më parë, edhe sot Sarkozy u përgjigj se rivali i tij duhet të përqendrohet tek programi, në vend që të bëjë komente personale.
“Nëse ndjehet më mirë kur thotë gjëra të këqija për mua, atëherë jam i kënaqur për të, që të mund të çlirohet. Por do të ishte më interesante për francezët të dëgjojnë idetë dhe propozimet e tij, sepse kjo është e rëndësishme dhe atëherë francezët do të mund të zgjedhin me qëtësi.”- u shpreh Sarkozy.
Por sondazhet e vendosin Hollande gati 8% më lart se Sarkozy për raundin e 22 prillit.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Video -Presidenti i ri i Francës, Sarkozy nis fushatën