E Diel, 1 Nëntor 2026

Mima tradhton LZHK-ne tani deputet i pavarur

Parlamentari i PD-se

Deputeti i zgjedhur ne listen e Partise Demokratike ne vitin 2009 per Qarkun e Tiranes Florion Mima tashme mund te cilesohet si deputet i pavarur. Ne sitin e Kuvendit Mima figuron si deputet i pavarur dhe jo ashtu sic ishte paralajmeruar si i Levizjes per Zhvillim Kombetar LZHK. Perpara zgjedhjeve lokale te 8 majit Mima paraqiti nje shkrese ne KQZ ku deklaronte se ishte deputet i LZHK-se dhe kerkonte qe kjo force politike te mos kishte detyrimin qe te paraqiste firma zgjedhesish per te konkurruar per pushtetin vendor. Kjo beri qe LZHK-ja te njihej si parti parlamentare dhe te konkurronte pa pengesa. Ndersa nje levizje e tille u cilesua si nje kompromis qe kreu i LZHK-se Dashamir Shehi te mos kandidonte apo te paraqiste rivale per kreun e Bashkise se Tiranes. Aktualisht Kuvendi ka 5 deputete te pavarur te paperfshire ne grupe Mima Prifti Mediu Dule dhe Idrizi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›