E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabaku Rama te mos sulmoje Kolegjin Zgjedhor

Stafi i Bashes

Partia Demokratike i beri thirrje dje kryetarit te PS-se Edi Rama te mos ushtroje presione mbi Kolegjin Zgjedhor institucion nga ku pritet dhe vendimi per fituesin e zgjedhjeve vendore per Bashkine Tirane. Ne nje deklarate per shtyp zedhenesja e fushates elektorale te Lulzim Bashes Jonida Tabaku theksoi se ne punimet e Asamblese se PS-se Edi Rama sulmoi hapur Kolegjin Zgjedhor. Komuniteti nderkombetar ka kerkuar qe te mos nxitohemi me deklarata dhe te presim fundin e procesit zgjedhor dhe vendimin e institucioneve te pavarura. Por ndryshe nga keto Rama dje ne Asamblene e PS-se deklaroi se do te nderprese bojkotin e gjate 2-vjecar dhe nga ana tjeter sulmon hapur Kolegjin Zgjedhor se nuk do te pranoje asnje rezultat te trete zgjedhor qe nuk eshte ne favor te tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›