SIDA, rastet zbulohen ne QSUT
Rastet e reja me SIDA tashme nuk po evidentohen me ane te analizave vullnetare qe kryejne vete personat te cilet dyshojne per nje sjellje te rrezikshme, por ne ambientet e pavijoneve te QSUT-se. Kjo per vete faktin se personat nuk arrijne te mendojne se kane marre virusin vdekjeprures HIV/AIDS dhe kerkojne kurim per semundje te tjera. Sipas specialisteve infektive gjate ketij viti ka rezultuar se shumica e rasteve te reja kane mesuar per pranine e infeksionit ne trupin e tyre pas kryerjes se analizave kur kane qene te shtruar ne nje nga pavijonet e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" duke u kuruar per nje tjeter semundje. Vetem gjate ketyre 6 muajve te fundit jane ekzaminuar 14 raste te reja. "Pjesa me e madhe e ketyre rasteve te reja jane te diagnostikuar nga klinikat. Kjo do te thote personat qe kane pasur nje semundje tjeter ose qe u kane filluar shenjat e HIV/AIDS-it dhe jane shtruar ne klinika ku mjeket kane testuar per kete infeksion dhe "denoncimet" e rasteve jane bere kryesisht nga klinikat e QSUT-se" ka pohuar Shpetim Qyrra, mjek infeksionit. Sipas tij, persa i perket numrit te pergjithshem te personave qe jane prekur me HIV/AIDS ne vendin tone jane 270 raste.
Rastet
Nese ke kaluar nje sjellje te rrezikshme me pasoje ne shendetin tend ben mire te drejtohesh ne qendrat e testimit te gjakut, pasi vetem keshtu do te jesh ne kohe per tu kuruar. Kjo eshte edhe thirrja e specialisteve te shendetit publik per te gjithe komunitetin per tu mbrojtur nga HIV/AIDS. Nderkohe qe gjate ketij viti jane kryer 920 ekzaminime vullnetare, prej te cilave 14 kane rezultuar pozitive. Per specialistet ky shtim i rasteve konsiderohet i pritshem, nderkohe qe virusi tashme nuk sillet me nga jashte por ai po qarkullon brenda vendit. "Verehet qe tendenca eshte per tu shtuar rastet te cilat e kane marre infeksionin brenda vendit. Kjo do te thote qe infeksioni tashme po qarkullon ne vendin tone dhe rastet priten te jene jo me emigrante po qytetare te ndryshem" ka pohuar Qyrra. Testet edhe pse jane falas te sigurta dhe konfidenciale, neper qendra te ndryshme shendetesore, nje pjese e mire e njerezve vazhdojne te mos e thyejne mentalitetin e tyre per keto ekzaminime ndaj edhe semundja kapet gjithmone ne stade te avancuara. . Kurse persa u perket rasteve te shperndarjes 163 prej tyre kane qene heteroseksuale. Por nje numer i madh rastesh numerohen edhe per menyren vertikale, domethene nga nena tek femija.
Si infektohen njerezit me HIV?
Ajo qe ekspertet kane arritur te zbulojne dhe te flasin me baza te forta deri me tani eshte per menyrat se si transmetohet virusi. Sipas te dhenave rezulton se kater jane menyrat kryesore per tu infektuar me HIV. Ajo qe mbetet me e perhapura jane marredheniet seksuale. "Duke pasur marredhenie seksuale vaginale dhe anale pa perdorim te kondomit me dike qe eshte i/e infektuar me HIV mbetet menyra me e perhapur deri me sot ne vendin tone" pohojne specialistet e ISHP-se. Por menyra te tjera jane edhe marrja e droges me ane te pajisjeve te injeksioneve qe eshte kontaminuar me gjak te infektuar. Pra perdorimi i te njejtit mjet (shiringe) qe ka perdorur edhe nje i infektuar. Menyra e trete eshte ajo e vertikale, pra nga nena tek femija. Foshnjat e marrin virusin gjate shtatzenise nga nenat e infektuara me HIV, gjate lindjes apo ushqimit me gji. Por virusi mund te merret dhe me ane te injeksioneve apo edhe transfuzionit te gjakut nga nje person i infektuar. E ndonese eshte folur edhe per forma te ndryshme te marrjes se virusit specialistet e fushes sqarojne se HIV nuk ngjitet nga kontaktet sociale ditore si puthjeve ne faqe, prekjeve, perqafimeve, takimi me duar. Po keshtu virusi nuk merret as nga larja ne pishine, nga nevojtoret, enet, luget e pirunet apo ushqimet qe pergatiten nga personi i infektuar me HIV. Po keshtu as kollitja, teshtima apo lotet, kafshimet e insekteve apo te kafsheve nuk jane menyre ngjitese e ketij virusi. Nderkohe qe vite me pare familjaret e te infektuarve "ruheshin" edhe nga kontaktet sociale.