Punonjes sociale ne kufi per viktimat e trafikimit
Viktimat trafikimit do te asistohen nga sherbimet sociale qe ne castin e hyrjes prane pikave kufitare te vendit tone. Brenda pak kohesh prane ketyre pikave pritet te vendosen sherbimet me punonjesit sociale perkates, qe do te asistojne ne pritjen e viktimave dhe dhenien e sherbimeve psikologjike e sociale, duke bere te mundur rehabilitimin e tyre ne ambientin social. Roli i punonjesve sociale te zyrave rajonale te sherbimit social do te jete i perqendruar edhe ne bashkepunimin me specialistet e policise, ne menyre qe te ofrojne pritjen, asistimin dhe referimin e personave te kthyer, te cilet identifikohen si viktima te trafikimit. Nje mase e tille merret si pasoje e zbatimit te detyrimeve qe rrjedhin nga strategjia kombetare kunder trafikimit te qenieve njerezore, e cila pritet te miratohet se shpejti nga qeveria, teksa do te perfshije edhe 12 specialistet e asistimit te ketyre viktimave prane kufirit. "Kjo detyre e re percaktohet nga Mekanizmi Kombetar Referues (MKR), ne urdhrin e perbashket te tri ministrive, perkatesisht Ministrise se Brendshme, Ministrise se Jashtme dhe Ministrise se Punes, per ngritjen e proceduarave te intervistimit te shtetasve te huaj dhe shqiptare te kthyer nga vende te tjera", - shprehet drejtoresha e SHSSH-se Vilma Premti, sipas te ciles vendosja e ketyre punonjesve sociale prane ketyre zonave do te bazohet sipas te njejtave standarde dhe procedura qe ndiqen sot ne vendet evropiane, per te ofruar keshtu mbeshtetjen fillestare per viktimat e trafikimit, si dhe shoqerimin e tyre deri ne Qendren Kombetare te Pritjes se Viktimave te Trafikut ne Tirane. Persa u perket perzgjedhjes se stafit apo ketyre punonjesve sociale do te jene pikerisht zyrat rajonale te punesimit ato te cilat do te bejne edhe perzgjedhjen e studenteve qe kane mbaruar ne fakultetin e Shkencave Sociale. Keta punonjes do te jene pergjithesisht nga qytetet kufitare ku jane edhe pikat e kalimit per ne vendet fqinje.
Pagat e punonjesve sociale te cilet do te punesohen ne pikat kufitare do te jene te njejta me ato te punonjesve te tjere te cilet punojne ne institucione te tjera shteterore dhe punojne me personat qe kane probleme sociale
Pagat e punonjesve sociale te cilet do te punesohen ne pikat kufitare do te jene te njejta me ato te punonjesve te tjere te cilet punojne ne institucione te tjera shteterore dhe punojne me personat qe kane probleme sociale