E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mimoza Me Limajn kurre ne nje qeveri

Aleanca Kosova e Re vazhdon të insistojë se është larg nga arritja e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës. Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Mimoza Kusari – Lila deklaroi se pa plotësimin e kritereve të saj, AKR-ja nuk hyn në qeveri. Kryesori është që në qeverinë e re të mos ketë ministra, persona, që janë nën hetime. 
“Ju nuk do të jeni pjesë e një qeverie me ministër Fatmir Limajn?”, ishte një pyetje që iu shtrua asaj në emisionin “Interaktiv” të KTV-së. 
“Po, e saktë është! Unë personalisht nuk do të jem në një qeveri, ku do të ishte edhe zoti Limaj. Ne ka kohë që kemi kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të hetimeve”, ka thënë Kusari – Lila.
Ajo ka folur edhe për një takim që Behgjet Pacolli kishte pasur me Isa Mustafën, para se të takohej “rastësisht” me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi. Sipas saj, duhet pritur rivotimi më 9 janar, në mënyrë që të flitet konkretisht për formimin e qeverisë së re, duke lënë të hapur, megjithatë, mundësinë e koalicionit për bashkëqeverisje me PDK-në.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›