Thaci për The Times:Akuzat e Martypropagandë naziste
LONDËR- Me titullin "Kryeministri kthen goditjen ndaj akuzave se është mafioz dhe trafikant organesh", gazeta londineze "The Times" shkruan se Hashim Thaçi i ka krahasuar këto pohime me "propagandën naziste" dhe është betuar për "luftë gjyqësore ndërkombëtare" kundër autorit të tyre, zviceranit Dick Marty.
"Kjo është fyerja më e madhe që e kam përjetuar si njeri, baba dhe kryeministër, ndërsa bëhet fjalë edhe për shpifje ndaj tërë një populli", citon “Times” kryeministrin në dorëheqje të Kosovës, Hashim Thaçi. Duke hedhur poshtë të gjitha akuzat se ka gisht në krimin e organizuar, Thaçi i ka thënë "Timesit" se ato nuk do ta pengojnë në realizimin e synimeve të tij politike dhe se së shpejti ka ndërmend të vizitojë SHBA-të dhe disa vende evropiane.
"Në jetë kam pasur tri synime kryesore. Dy të parët janë çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Ato i kam realizuar. I treti është që ta anëtarësoj Kosovën në NAT0 dhe në BE dhe njerez si Dick Marty nuk do të më pengojnë në këtë perpejkje", ka thënë Thaçi. "Times" shkruan se Thaçi e ka paralajmëruar Martyn, që të përgatisë avokatët. "Marty duhet të përballet me drejtësinë për shkak të asaj që ka bërë. Ndoshta është nënshtetas i një vendi neutral, por nuk besoj se drejtësia do të jetë neutrale ndaj tij", ka thënë Thaçi ne intervistën për gazetën londineze, "The Times".
(m.a/News24/BalkanWeb)