Min. Transporteve, inspektojnë portin e Shëngjinit
Ministri i Transporteve Olldashi dhe homologu i tij Kosovar kane kryer një inspektim në portin e Shëngjinit. Gjatë këtij inspektimi, është parë nga afër situata dhe mundësitë që duhet të krijohen në këtë port.
SHENGJIN- Krijimi i kushteve për një dalje në det për shtetin më të ri atij të Kosovës, ka sjell në portin e Shëngjinit ministrat e Transporteve të të dy vendeve Sokol Olldashi dhe Fatmir Limaj, ku është parë nga afër situata dhe mundësitë që duhet të krijohen në këtë port. Ministri shqiptar i Tansporteve Sokol Olldashi ka deklaruar se ky ësjtë një inspektim i vazhdueshëm i korridorit të 10 dhe në përfundim të rrugës Durrës-Kukës, ky port bëhet pikë strategjike për rajonin.
Në prononcimin për mediat ministri ynë i Transporteve Sokol Olldashi u shpreh se “në momentin që rruga mbaron, ky port merr një rëndësi strategjike për fluksin e trafikut që do të vi nga Kosova drejt Italisë dhe pjesës perëndimore të Europës. Me kapacitetet e sotme porti i Shëngjinit është i limituar, por do të kërkojë zgjerim”.
Ministri i Transportit të Kosovës Fatmir Limaj, ka deklaruar se shfrytëzimi i këtij porti do të ndihmojë në fuqizimin e ekonomisë kosovare.
Ndërsa ministri i Transporteve të Kosovës Fatmir Limaj u shpreh se “rruga Durrës-Kukës, i hap mundësi Kosovës edhe Shqipërisë. Pra rruga dhe porti i Shëngjinit do të kthehen si pika të zhvillimit ekonomik të kësaj pjese të Shqipërisë dhe Kosovës”/
Më tej Limaj shtoi se “marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë po kalojnë në një fazë tjetër në aspektin cilësorë, por edhe në marrëdhënie konkrete të bashkëpunimit ekonomik”. (a.r/news24/balkanweb)