E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wilson: Mbështetje për progresin e Shqipërisë

Në ceremoninë përmbyllëse të programit të departamentit për zhvillim ndërkombëtar të Mbretërisë së Bashkuar ambasadori Britanik Fraser Wilson në vendin tonë theksoi se vendi i tij do të vijoje të mbështesë progresin e Shqipërisë. 

TIRANE- Departamenti për zhvillim ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar ka përfunduar programin e tij në vendin tonë. Programi si një iniciative e qeverisë britanike kundër varfërisë në botë nisi të zbatohej në Shqipëri në vitin 1995, ndërsa vendi ynë kalonte një periudhë të vështirë departamenti për zhvillimin ndërkombëtar u angazhua për të bërë të mundur tejkalimin e këtyre vështirësive. I pranishëm në ceremoninë përmbyllëse të programit ambasadori i Britanisë së Madhe Fraser Wilson theksoi se pavarësisht mbylljes së programit Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë progresin e Shqipërisë.
Departamenti për zhvillim ndërkombëtar që prej 15 vitesh ka mbështetur drejtpërdrejtë apo edhe me donatorë mjaft programe në Shqipëri përmes mbështetjes për 5000 refugjatët gjatë konfliktit në Kosovë, përkrahjes së rolit të gruas në politikë apo ndihmës për përmirësimin e jetës në zonat rurale. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›