Durrës, Rama me të rinjtë: PS garanton arsim e punësim
Kreu u PS Rama ka marrë pjesë në një festë verore me të rinjtë në Durrës ku i ftoi ata të bëhen pjesë e politikës së re për ndryshim. Duke folur për programin e PS Rama tha se është kjo parti që do garantojë punësim dhe arsimim cilësor për të rinjtë
DURRËS- Një natë më parë me 1300 studentë në Durrës, u bashkuan një feste verore sëbashku me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, i cili foli me ta për planin e politikës së re për të përmirësuar standardin në arsim dhe për të krijuar më shumë punësim për të rijntë. Në një atmosferë shpërthyese kreu i selisë rozë ftoi të rijntë të jenë pjesë e politikës.
“Sot është momenti që ju të përfshiheni. Sot është momenti që ju t’i jepni politikës përmasën e zemrës tuaj, e cila rreh sepse shpreson, e cila rreh sepse ëndërron, e cila rreh sepse ju jetoni në një realitet ku me patjetër kërkoni ndryshimin, për veten tuaj, për familjen tuaj, shkollën tuaj, qytetin tuaj dhe vendin tonë”- u shpreh kryesocialisti Rama.
Rama garantoi se është pikërisht politika e re e Partisë Socialiste ajo që garanton punësim dhe arsimim për të rijntë, është programi socialist tha Rama që krijon më shumë mundësi për të ardhmen e tyre, duke përfshirë një sërë planesh konkrete për përmirësimin e arsimit në të gjitha nivelet.
“Kjo politikë e re ka nevojë për ju, kjo politikë e re ka nevojë për të gjithë ata si ju, kjo politikë e re ka nevojë për qytetarët dhe qytetaret që gjithnjë i kanë qëndruar politikës larg, duke bërë një gabim. E përsëris, sa më larg t’i qëndrojnë njerëzit politikës, aq më afër politika u bën dëm atyre dhe sa më pranë t’i qëndrojnë njerëzit politikës, aq më larg janë rreziqet që vijnë nga keqpërdorimi i saj”- theksoi Rama. Pas fjalës së tij Rama ftoi të rijntë për tu gëzuar sëbashku festën.
(a.r/news24/balkanweb)