Minarolli-Dishnica, nis gjyqi diplomatik
TIRANE - Procesi gjyqesor ndaj ish-konsullit tone ne Greqi, Faik Dishnica, sjell ne gjykate ambasadorin Vili Minarollin. Debati per motive banale, i ndodhur disa kohe me pare, duke krijuar nje skandal te vertete ne ambasaden shqiptare, u be objekt i seances se djeshme ne Gjykaten e Tiranes. Minarolli dhe Dishnica dhane dy versione te kunderta per sherrin banal, zanafilla e te cilit ishte leja e zakonshme qe Dishnica duhet te merrte, kerkese e cila eshte refuzuar nga ambasadori, i cili e quante konsullin si te pushuar nga puna per shperdorim detyre dhe per kete arsye nuk ka firmosur. Ne cilesine e deshmitarit, Minarolli ka shpjeguar detaje rreth sherrit te ndodhur ne muajin korrik ne ambientet e ambasades shqiptare ne Greqi. Burime nga gjykata bejne me dije se ne deshmine e tij ambasadori ka fajesuar ish-vartesin si nxitesin e sherrit.