E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medalje "Gjergj Fishta" per Vedat Kokonen

Nje vit me pare, ne vazhden e tradites se cmimeve letrare, "Penda e Arte dhe e Argjendte" ishte At Zef Pllumi, ai qe u nderua me cmimin me te larte, "Penda e Arte". Sivjet pati vetem fitues te shpallur nga nje juri, e cila prej kohesh punonte per dhenien e ketyre cmimeve. Pasi ai qe ishte nje konkurs per vite te tera, duket se eshte zhbere prej origjines se tij, per t'u kthyer ne nje ceremoni dhenie cmimesh. Nje medalje "Gjergj Fishta", iu akordua Vedat Kokones, i cili eshte pa dyshim nje nder personalitetet e letrave shqipe. E pas nje shqyrtimi prej shume muajve, ata vendosen edhe per cmimet e ketij viti. Cmime te cilat nuk u ndane ne sallat e hoteleve luksoze si vite shkuar, por ne nje salle te denje te godines se re te Ministrise se re te Kultures. Ai qe spikati mes "te gezuarve" per cmimet ishte edhe Mehmet Kraja. ?Cmimi "Mitrush Kuteli" ishte i tij kete vit, pasi, sipas jurise, ishte ai qe me vepren e tij pergjate nje viti ka dhene nje ndihmese te cmuar ne persosjen e prozes se shkurter shqipe. Por, pos cmimeve te akorduara per autore te njohur e ca me pak te njohur, pati edhe dy cmime letrare, qe se paku per kete vit nuk paten perkrah emrit te tyre fitues. Ndonese te shpallur kahere, cmimi "Migjeni" dhe "At Donat Kurti", kete vit nuk paten fitues.

Cmimet e Konkursit Kombetar te Letersise:
Cmimi "Gjergj Fishta"-Vedat Kokona me "Komedia e perjetesise"
Cmimi "Faik Konica- Dhurata Shehri me "Koliqi mes malit dhe detit"
Cmimi "Fan Noli"-Romeo Collaku-tregime te zgjedhura autoresh grek
Cmimi "Mitrush Kuteli"- Mehmet Kraja me "Hijet e qershive nen driten e henes"
Cmimi "Petro Marko"-Enrik S. Gjoni me "Metamorfoza e nje brezi te humbur"
Cmimi "Lasgush Poradeci"-Luljeta Dano me "Nen keto troje".
Cmimi "Jusuf Vrioni"-perkthyesi Eugenio Calabrino

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›