E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhulali kerkon tjeter juri per gjykim

Anisa Ymeri
Me kalimin e diteve rriten kerkesat e drejtorit artistik te Festivalit te 46-te te Kenges ne RTSH. Edmond Zhulali vijon luften e tij per cmimin "e mohuar" nga juria e festivalit, deri ne nje leter-ankese ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Drejtues te RTSH-se. Thelbi i saj, sikunder pohohet edhe prej anetareve te keshillit pas mbledhjes 2-oreshe, ishte ngritja e nje jurie tjeter. I ka renditur mire pikat dhe pakenaqesite e tij kompozitori Zhulali, derisa ka mberritur ne fund te letres per te kerkuar nga Keshilli Drejtues: "Shpalljen e pavlefshme te votimit te kesaj jurie dhe ngritjen e nje tjeter jurie per te bere vleresimin e dyte dhe objektiv". Vetem se ka harruar nje hollesi teper te vogel, qe kjo nuk eshte aspak kompetence e ketij keshilli dhe per me teper qe kur jepet "OK" per nje juri nga organizatoret, ajo eshte e pavarur. Gjithcka nisi jo vetem me sheret ne mjediset e festivalit, por edhe ne deklaraten e pafalshme te drejtores se festivalit, Zamira Koleci, qe, ende nen efektin e "llogarive te prishura", deklaroi per "Koha Jone" qendrimin e saj zyrtar: "Dy anetaret e jurise jane gangstere, te papergjegjshem dhe raciste".
Strumbullari i debateve sic dihet tanime qene dy zerot e Alban Skenderajt dhe Gjergj Xhuvanit, i cili ka qene prezent ne mbledhjen e pasdites se djeshme, pasi eshte edhe nenkryetar i Keshillit te RTSH-se. E ndryshe nga heret e tjera, kur "cudia me e madhe zgjat 3 dite", kufijte kete here jane kapercyer. Artistet kane zgjedhur kete rruge, t'i shkojne deri ne fund "te vertetes". Ka preferuar te mos flase gjate kineasti Xhuvani pas mbledhjes, vetem pak fjale ka peshperitur, duke thene: "Ai ishte mendimi im! Le te me "kryqezojne", po s'kane c'te me bejne". Por, Zhulali duket se nuk tundet nga e veta! E pas mbledhjes se djeshme, per te vene nderin ne vend, ai u shpreh se, "duket qarte se dy piket zero per kengen time jane te qellimshme, qe une te mos shkoja ne Eurovizion. Keshilli nuk duhet te priste letren time per te reaguar per kete fakt. Megjithate, une s'do ta le me kaq, pasi do te punoj per te bere kenge me te bukura". Por ajo qe mesohet eshte se gjate eshte diskutuar edhe pjesemarrjen e Edmond Zhulalit ne gare, dhe konfliktin e madh te interesit qe eshte ne kete mes. Nje pjese e mire e anetareve te Keshillit Drejtues kane kerkuar llogari per pjesemarrjen e Zhulalit ne gare, duke thene qartazi se s'duhet te ndodhe me dicka e tille. Por, atij duket se i intereson vetem cmimi i pare, te tjerat jane krejt periferike ne vemendjen e tij.

Thane pas mbledhjes se Keshillit te RTSH:
Gjergj Xhuvani-Nenkryetar i Keshillit Drejtues/anetar jurie:
"Ai ishte mendimi im! Le te me "kryqezoje" kush te doje, po s'kane c'te me bejne".
Edmond Zhulali-Drejtor Artistik i festivalit/ kompozitor:
"Duket qarte se dy piket zero per kengen time jane te qellimshme, qe une te mos shkoja ne Eurovizion. Keshilli nuk duhet te priste letren time per te reaguar per kete fakt. Megjithate, une s'do ta le me kaq, pasi do te punoj per te bere kenge me te bukura".
Argon Tufa-kryetar i Keshillit Drejtues te RTSH-se:
"Nje mbledhje, ku, pos arritjeve te festivalit, u shqyrtuan edhe ankesat dhe sidomos disa deklarata emocionale, qe s'duhej te ishin bere, pasi bene qe te shmangen arritjet e ketij festivali. Dhe kane qene deklarata vertet ne dem te tij. Ajo cka do te shqyrtohet me prioritet eshte statuti i festivalit dhe te ndreqen disa probleme evidente te tij".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›