Zbulohet laboratori droges, dy ne pranga
DURRES - Zbulohet nje banese qe sherbente si laborator droge, ku jane gjetur 1 ton lende, qe dyshohet se sherben per prodhimin e heroines dhe kokaines, nderkohe qe gjate ketij aksioni u arrestuan dy persona si posedues te kesaj sasie. Burime zyrtare te policise se Durresit thane se "banesa, prone e shtetasit Ilir Xhaferi, 34 vjec, ndodhet ne lagjen nr. 13, prane Ures se Dajlanit dhe mendohet se ajo sherbente si nje laborator per prodhimin e droges". Sipas te njejtit burim, ne pranga ka rene pronari i baneses dhe i dyshuari si bashkepunetor i tij, Granit Shoshi. Agjentet e antidroges kishin kryer pergjime dhe survejime te dy te rinjve per aktivitetin e tyre te dyshimte, derisa dje kane kryer operacionin e befasishem, duke mesyre ne banese dhe sekuestruar nje sasi te lendes se dyshuar dhe mjete qe sherbenin per perzierje dhe prodhim. Po keshtu, dje, ne Tirane jane ndaluar dy te rinj, nen akuzen e shperndarjes se lendeve narkotike. Te ndaluarit jane K. T. dhe E. K., te dy 18-vjecare, qe jane kapur prane Ures se Damjanit, ne fshatin Arbane, me 58 gr. bime narkotike e llojit kanabis sativa.
K.J