E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatoret Parlamenti te shqyrtoje kerkesat tona

Minatorët do të vazhdojnë grevën deri në zbatimin e kërkesave të tyre. Ata nëpërmjet sindikalistëve i kërkojnë parlamentit shqiptar të marrë në shqyrtim kërkesat e tyre, dhe të ngrejë një grupn hetimor apo të përdorë forma të tjera, për zbatimin e ligjit.

"Minatorët presin sot përgjigje nga parlamenti shqiptar, minatorët janë të bindur se kjo odise ka filluar në Parlament në vitin 2001 dhe tashmë vetëm parlamenti mund të kontrollojë zbatueshmërinë ligjore mundësisht me një komision hetimor parlamentar ose me forma të tjera që ai e shikon të arsyeshme. Sido që të shkojë puna, minatorët ashtu sic e kanë filluar grevën në përputhje të plotë me ligjin, po me mënyrë ligjore do ta vazhdojnë dhe do ta mbyllin me ligj kur të plotësohen kërkesat e tyre të ligjshme", tha Kol Nikolla, kryetar i konfederatës së sindikatës.
 
Ndërkohë,autoritetet e sindikatës njoftojnë se kompania ACR tashmë ka pranuar të hyjë në dialog me sindikatën, duke u tërhequr nga vendimi absurd. Ende nuk dihet se kur do të fillojë greva e urisë, ndërkohë që minatorët kanë bojkotuar totalisht punën.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›