E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia berthamore Irani nis perdorimi per qellime civile

Irani bën të ditur se ka filluar përdorimin e energjisë bërthamore për qëllime civile. Agjencia iraniane e lajmeve ISNA bëri të ditur  se uzina e parë bërthamore e Iranit ka nisur të furnizojë rrjetin kombëtar të energjisë elektrike të vendit. Sipas ISNA-s, uzina bërthamore e Bushehr, e cila është ngritur pas vonesave  disa vjeçare, u aktivizua të shtunën mbrëma.

Zëdhënësi i Organizatës Iraniane për Energji Bërthamore, Hamid Khadem Qaemi, citohet të ketë thënë  se uzina e Bushehr aktualisht do të operojë me 40 për qind të kapacitetit të saj pas inaugurimit zyrtar më 12 shtator. Ambiciet bërthamore të Iranit prej kohësh kanë qenë object debate në arenën ndërkombëtare.  

Kundër Teheranit madje rëndojnë sanksione ndërkombëtare për shkak të frikës që plani atomic synon në fakt prodhimin e armëve bërthamore-cka në fakt është mohuar në më tepër se një rast nga  zyrtarët iranianë. Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në një raport të publikuar këtë fundjavë bëri të ditur se “është e shqetësuar edhe më shumë” për shkak të të dhënave të kundërzbulimit sipas të cilave Irani vazhdon të punojë në fshehtësi për  zhvillimin e armëve bërthamore.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›