Minatorët: Protesta për pensionin
BULQIZE - Në një prononcim për mediat kryetari i sindikatës së minatorëve të Bulqizës, Dilaver Përkoxha tha se nuk janë dakord me vendimin e fundit të Qeverisë për moshën e daljes në pension dhe se ai do të drejtojë protestën e 700 minatorëve. “Do të protestojmë deri në bllokimin e rrugës nacionale Burrel-Peshkopi”, deklaroi kreu sindikalist. Ai tha se fillimisht i janë drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zv/kryeministrit Meta, kryetares së Kuvendit Topalli, ministrit të Ekonomisë Prifti, deputetëve të Qarkut Dibër, ndërkohë në mungesë të një përgjigjeje të shpejtë minatorët pritet të protestojnë fillimisht në mjediset e minierës, pastaj në rrugët e qytetit dhe nëse kërkesa e tyre ekonomike nuk zgjidhet do të protestojnë duke bllokuar aksin rrugor nacional. Ata kërkojnë që mosha e daljes në pension të jetë 50 vjeç. h.p