Tango do Femër
Ervin Bushati
Kryetari i Partisë Demokratike është kryetar i mazhorancës, është njëkohësisht dhe kryetar i qeverisë në Shqipëri. Pa i hyrë fare personalitetit të fuqishëm dhe ambicieve që dihen, nga faktet e mësipërme është e lehtë të kuptosh fuqinë reale të tij në vend. Do të ishte naivitet të mendohej se çdo kontratë a marrëveshje politike në vend nuk ka aprovimin ose ndikimin direkt të kryeministrit. Kjo është afër logjikës, po ashtu siç është dhe rezultati i këtyre marrëveshjeve që dalin gjithmonë në favor të tij. Historia jonë e shkurtër demokratike është e mbushur me plot viktima politike që menduan të kundërtën.
Në një qeverisje vallen e heq kryeministri, si njeriu më i fuqishëm politikisht në vend. Të gjithë duhet të ndjekin ritmin e kreut të qeverisë jo vetëm kur punojnë në administratë, por në të shumtën e rasteve dhe të tjerët pjesëmarrës në ngjarjet politike të ambientit shqiptar që orkestrohen prej tij.
Herë me hir e herë me pahir shumica e faktorëve politikë në vend i bie që të kërcejnë nën ritmin e imponuar. Nuk ka asgjë parimisht gabim me këtë skemë, po të jesh dakord që pala tjetër pranon të bëjë rolin e shoqërueses në këtë vallëzim që ka të njëjtin protagonist të vetëm prej vitesh.
Në tërë historinë politike të këtyre viteve pas rënies së diktaturës komuniste, pasojat e marrëveshjeve me kryeministrin aktual të vendit kanë pasur një rezultat tërësisht të imponuar dhe në favor të tij. Ndoshta rezultati nuk ka qenë i qartë që në fillim, por ka qenë e sigurt fitorja në fund, sepse kryeministri i vendit nuk e quan një garë të mbyllur deri sa është i bindur që është ai vetë fitimtari. Këtë leksion e kanë mësuar në kurriz të tyre shumë faktorë politikë që kanë hyrë dhe marrëveshje politike me të.
Raste për të provuar këtë logjikë ka pasur në qeverisje me politikanë me shumë ambicioze se ju takonte, por ka pasur dhe në marrëdhënie me faktorë të tjerë politikë të presupozuar jashtë fushës së ndikimit të kryeministrit. Ata që kanë humbur kanë pasur një ambicie të përbashkët, për të bërë karshillëk dhe për të sfiduar pushtetin e pamat të njeriut më të fuqishëm sot në Shqipëri. Morali i të gjitha kërcimeve nën muzikën e tij ka qenë: kërce si them unë dhe mbetesh në lojë, ose hiq vallen tënde dhe të pres muzikën.
Muzika e përgatitjes për zgjedhjet e fundit parlamentare filloi me kohë para hapjes zyrtare të fushatës elektorale. Ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor ishin overtura e asaj që pritej të shfaqej më 28 Qershor. Shfaqja ishte e përgatitur me kujdes dhe ra si me magji në vendin e vet, nga rezultati e deri te koalicioni “surprizë” me të majtën radikale. Si gjithmonë dhe këtë radhë, rezultati tregoi se ndryshimet dhe tërë lëvizjet e vallëzimit ishin në favor të një njeriu që kapitalizon në mënyrë të pandalshme pushtetin e tij imponues.
U desh të miratohej qeveria që të kuptohej partitura e plotë e vallëzimit impresiv “se si fitohet dhe mbahet pushteti në Shqipëri”. Vetëm kur e sheh të përfunduar dhe në veprim këtë plan, gjithçka është e qartë si drita e diellit. Kushdo që kërcen me kryeministrin nuk mund të ketë shanse për të udhëhequr, por duhet vetëm të shoqërojë bindshëm dhe të kryejë deri në fund rolin që i është paracaktuar. E njëjta gjë vlen për qeverinë e re, e aq më tepër për koalicionin e ri të sapoformuar.
Zgjedhjet e fundit mbyllën një kërcim dhe hapën një tjetër. Muzika nuk do të jetë më e njëjtë, por ritmi është i paravendosur. Kërcimtarët shoqërues janë të vjetër, por ka dhe disa të rinj, ashtu si mund të shtohen dhe të tjerë të tërhequr nga tingujt gjithmonë mahnitës të pushtetit. Dy kërcimet mund të ndryshojnë në pamje nga njëri-tjetri, por ato kanë një të përbashkët: kjo është tango e Berishës, kush afrohet duhet të jetë në rolin e bindur të shoqërueses.