E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikën Kushti, Myftiu sekretar i Përgjithshëm

 

Kuvendi i Shqipërisë pritet të ketë një sekretar të ri të përgjithshëm. Albert Kushti, sipas burimeve, prej kohësh ka paraqitur dorëheqjen nga posti i sekretarit të përgjithshëm. Ndërsa mësohet se për këtë vend mund të emërohet drejtori i kabinetit të kryetares së Kuvendit, Marlind Myftiu. Kjo lëvizje bëhet pikërisht pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, ku Kushti kishte dhënë dorëhe-qjen e parevokueshme nga posti që mbante. Sipas burimeve mësohet se për caktimin e pasuesit të tij ishin përfolur dy kandidatura, Myftiu dhe drejtori Juridik, Lelçaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›