Vrasja e Franc Konomit, shoqërohen 45 persona
Mësohet se policia e kryeqytetit është shume pranë arrestimit të njërit prej personave që ka ndihmuar autorët t’i shpëtojnë arrestimit. Në të gjithë kryeqytetin dhe zonat periferike po punohet për gjetjen e motorit me të cilin u krye vrasja si një provë kyçe për gjetjen e autorëve.
Franc Konomi, personi i fundit i mbetur gjallë nga banda e “djemve të rrugës Bardhyl” u ekzekutua të enjten në mesditë në qendër të Tiranës nga dy persona të hipur në një motor të zi me targa të huaja. Pasi qëlluan me 10 plumba në drejtim të Konomit, gjashtë prej te cilëve e goditën atë, autorët u larguan me shpejtësi nga bulevardi “Skenderbej” pa lënë asnjë gjurmë.