E Shtunë, 31 Tetor 2026

Task Forcë në kërkim të Vangjush Mios

Korçë- Një task forcë është ngritur nga policia e Korçës për të hetuar zhdukjen misterioze të 60 pikturave nga Galeria e Arteve Guri Madhi.

Një inventar i kryer së fundmi nxorri se mungonte një sasi e konsiderueshme pikturash në galeri, prej të cilave 27 i përkisnin piktorit të shquar Vangjush Mio.

Mësohet se kreu i galerisë së artëve Vladimir Topi ka depozituar sot denoncimin në polici teksa tha se inventari s’ka përfunduar ende.

Sipas ti ky inventar po kryhet nga një komision i veçantë dhe ka qënë ai që evidentoi mungesën e shumë veprave me vlera të larta kulturore. Zoti Topi tha se inventari u bë në mungesë të ish-përgjegjësit të galerisë Sotiraq Gega i cili nuk ka pranuar tia dorëzojë detyrën pasardhësit të tij.

Nga ana tjetër ish- përgjegjësi Gega tha se “në vitin 1992 ai e ka marrë në dorëzim fondin e galerisë në mirëbesim nga drejtori Vladimir Topi dhe së bashku me këtë të fundit, kanë firmosur”.

Galeria e Arteve në Korçë ka një fond shumë të pasur me vepra artistike, ajo numëron plot 632 piktura, ku 61 i përkasin piktorit Vangjush Mios.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›