Ksera: Mbështetje për qendrat e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Ministri Ksera inkurajoi nisma të tilla dhe shprehu mbështetjen nga ana e dikasterit që drejton.
“Përkrahja aktive dhe integrimi i personave me aftësi të kufizuar, në përgjithësi, dhe i fëmijëve me aftësi të kufizuar, në veçanti, vazhdon të jetë prioritet i programit të Qeverisë”, vuri në dukje Ministri Ksera, duke theksuar se nënshkrimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara ‘Për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara’ dy vjet më parë nga Qeveria shqiptare dhe ratifikimi i shpejtë i saj do të sjellë zgjerimin e përfitimit të të drejtave dhe do të lehtësojë integrimin lehtësisht të personave me aftësi të kufizuar në shoqëri”.
Gjatë ceremonisë u dhuruan edhe tre motorë specialë për tre të rinj me aftësi të kufizuara, dhuratë e një shoqate holandeze që drejtohet nga z.Kess Dasselaar. Ekspozita me punimet e fëmijëve të qendrës “Dora e Ngrohtë” e çelur në Galerinë e Arteve në Tiranë do të qëndrojë e hapur për disa ditë dhe fondet e mbledhura nga shitja e punimeve të ekspozuara në të do të shërbejnë për mbështetjen e qendrës që trajton fëmijët me aftësi të kufizuara në Tepelenë. /Start/
2011-09-30 14:02