Vjehrra plagos dhëndrin me thikë, arrestohet

Policia bëri të ditur se 48-vjeçarja, Bukurie Bajramaj ka qëlluar me mjet të mprehtë shtetasin S. R. vjec 31 lindur dhe banues në lagjen “28 Nëntori” Vlorë, duke i shkaktuar atij dy çarje në trup dhe më pas është larguar menjëherë.
Pas këtij akti, gruaja është arrestuar. Gjithashtu policia ka bllokuar në cilësinë e provës materiale edhe thikën me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi, ndërkohë që shtetasi i dëmtuar është transportuar për në spitalin Rajonal Vlorë.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se autorja e kësaj ngjarjeje dhe I dëmtuari kanë lidhje krushqie me njëri-tjetrin (vjehrre–dhëndër) dhe se motivi i kryerjes së krimit ka qenë për shkak të konflikteve familjare. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Aktualisht shtetasi S. R. vjec 31, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin rajonal Vlorë. /Start/
2011-09-30 13:51